• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kaosi i shkaktuar nga përplasja Basha-Berisha, Astrit Patozi reagon i revoltuar: E kisha paralajmëruar

15 December, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Politikani Astrit Patozi ka reaguar lidhur me incidentin në selinë blu, të cilën e quajti një ngjarje të paralajmëruar nga ai. Më poshtë ju sjellim dhe shkrimin e Patozit.

Postimi i plotë:

“KOHA ËSHTË E PAMËSHIRSHME

Kur u thoja qysh në nisje të sherrit se nuk kishin rrugë tjetër, veçse të ndaheshin, më shikonin të çuditur, të mërzitur dhe me mosbesim.

Më normalët mendonin se e kisha nga inati për atë që na bënë vite të shkuara, kur bashkëpronarët e partisë ndodheshin në kulmin e dashurisë midis tyre. Në fjalorin e ri të “foltores” ajo ngjarje konsiderohet tashmë si ekzekutim politik në pusi.

Ata më budallenjtë vazhdonin t? më quanin armik të Partisë Demokratike, ndonëse udhëheqësit e tyre na kishin rehabilituar, madje na kishin kërkuar falje dhe ndihmë. Sipas meje, jo si reflektim, por si një nevojë për të kaluar lumin.

Dhe koha më dha sërish të drejtë. Sepse në fillim dështuan të arrijnë një marrëveshje, kur me sa duket u pa qartë se besëpreri i përjetshëm dhe besëmbajturi i pranuar pa vërtetim nuk mund të bashkëjetonin më nën të njëjtën çati.

Pastaj shmangën në mënyrë hileqare betejën normale në një Kuvend, ku duhej të ndanin me votë shumicën nga pakica. Atë që socialistët e kishin bërë 22 vjet më parë, kur u gjendën në të njëjtin hall, por që e kapërcyen, gjithësesi, me përgjegjshmëri politike, pavarësisht nga motivet.

Duke na treguar se ishin shndërruar realisht në dy parti të ndryshme, me interesa, objektiva, strategji dhe me pritshmëri të pangjashme nga njëra-tjetra.

Ndaj edhe nuk çuditem fare nga këto zhvillimet dramatike dhe qesharake në selinë e SHQUP-it, sepse nuk e them dot që është e Partisë Demokratike, nga frika se ata mund të fillojnë e të zihen prapë nga e para për pronësinë e siglës”, shkruan Patozi.

Paraardhëse

Incidenti në selinë blu, Kreshnik Spahiu nxjerr foton që po qarkullon me shpejtësi në rrjet dhe bën deklaratën e fortë: Paçit faqen e zezë

Pasardhëse

E përzunë nga selia e PD-së dhe e ofenduan, Evi Kokalari i kthehet Bashës dhe e paralajmëron publikisht

Pasardhëse

E përzunë nga selia e PD-së dhe e ofenduan, Evi Kokalari i kthehet Bashës dhe e paralajmëron publikisht

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.