• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kanë premtuar anulimin e koncesioneve, tërhiqet PD dhe ia kalon “topin” SPAK-ut

12 February, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
94
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike prezantoi sot planin për bujqësinë nëse do të vijë në pushtet pas 25 prillit.

Dorian Teliti, shef i kabinetit të liderit të PD-së, Lulzim Basha, thotë se Partia Demokratike nuk premton mrekullira po ka një plan real që do ta konkretizojë.

“Nuk kemi premtuar mrekulli, por e kemi mendjen top për një plan real, i kostuar dhe që u jep përgjigje sfidave aktuale. Do të ketë investim direkt, jo për grumbulluesit, 100 milionë euro në vit subvencione.

A mjaftojnë këto 100 mln euro? Jo, objektiv është dhënia e një ndihme për të ulur koston e fermerit sot. 50 mln euro për kanalet e kullimit, që bujqësia shqiptare për 4 vitet e para të marrë një fytyrë të re” tha ai për Abc News.

Risia e planit të PD-së do të jetë ngritja e një agjencie për të lidhur fermerin me tregun.

“Do të ngremë Agjencinë e Promovimit të Eksporteve, do të jetë një portal, jo portal thjeshtë kompjuterik si e-Albania, por ku fermerët, prodhuesit, dhe pala tjetër që kërkon të blejë produktet, të kenë mundësi të takohen, të shkëmbejnë.

Agjencia do të lidhë kontaktet mes fermerit shqiptar dhe konsumatorit shqiptar dhe të huaj. Agjencia do të krijojë, tregje të vogla për të siguruar prodhimin, transportin dhe shitjen e mallit brenda dhe jashtë vendit” tha ai.

E ndërsa tregon faturën e premtimeve, Teliti rrëfen edhe rrugët ku do të gjenden milionat e eurove që duhen për të jetësuar projektet. Tre janë “burimet” ku bazohet PD, njëra prej të cilave është anulimi i koncesioneve, ku shefi i kabinetit të liderit demokrat, thotë se nuk do të bëhen me firmën e Lulzim Bashës, pasi do të ishte autogol, duke ia kaluar “topin” SPAK-ut.

“Angazhimet tona për këto impenjime shkojnë 400 mln euro në vit. A ka mundësi qeveria shqiptare t’i gjejë? Po. Tre elementë do të them, nuk po flasim për 7.2 mld euro dëme në 8 vite, por vetëm nga mungesa e konkurrencës në prokurimet publike, nëse t’i hap garë dhe vlerat ulen 10-15% si pasojë e garës normale, jo perfekte, t’i ke 300 mln euro të gatshme rezervë aty.

Ke çdo vit, 50-60 mln euro për shpenzime për mobilime zyrash, a kemi ne vullnetin për të marrë një vendim, në kohë krize që jemi, deri sa të rimëkëmbet ekonomia shqiptare shpenzime luksi do të jenë zero. Vetëm këtu kemi 350-360 mln euro, por edhe kursime të tjera që kanë për të ardhur, si mekanizimi ligjor për të anuluar kontratat koncensionare.

Jo me firmë të kryeministrit, pasi nëse bëhen ashtu të vjen arbitrazhi, qëllimi ynë është që 2 mld euro nga angazhimet koncensionare dhe ne kemi paraqitur ndryshimet ligjore, që do të ndërmerren duke përdorur mekanizimin anti-mafia.

Kalon barra e provës nga shteti te personi që ka përfituar dhe ata do të jenë të detyruar me ligj të justifikojnë të gjithë pasurinë e tyre dhe marrjen e parave. Për të zhveshur portofolin kryeministror nga kjo vendimmarrje, ne kemi vendosur dhe paraqitur mekanizimin tonë në tre hapa.

E para, qeveria do të përgatisë dosjen për ta çuar në SPAK, për të proceduar më tej dhe më pas kjo shkon në gjykatë për të marrë vendimin final. Ekspertët e PD kanë konstatuar se me këto prova që kanë aktualisht, se këto kontrata mund të zhbëhen lehtësisht me vendim gjykate. Nëse do të bëhen me firmë të kryeministrit do të ishte një autogol delitantesk” përfundoi Teliti.

Paraardhëse

Debat i fortë në studio, Arjan Konomi përplaset me Sindin dhe hedh akuza të forta për të

Pasardhëse

Shprehu simpati për 3 vajza në emision dhe la të gjithë pa fjalë me një deklaratë, ky është djaloshi më i ri në “Përputhen”

Pasardhëse

Shprehu simpati për 3 vajza në emision dhe la të gjithë pa fjalë me një deklaratë, ky është djaloshi më i ri në “Përputhen”

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.