• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kandidimi i Berishës ndez debatet, Fatos Klosi dhe Romeo Kara: Nuk duhet të jetë më në Parlament, po tenton të mbajë peng PD

10 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit duket se ka ndezur debatet në vend. Ishin të shumta ata që prisnin që kryedemokrati Lulzim Basha të linte jashtë listave të Partisë Demokratike emrin e Sali Berishës, madje këtë gjë thuhet se e kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët.

Por kryedemokrati Basha nuk arriti që ta bënte realitet këtë dëshirë, ndërsa vendosi që ish-kryeministrin Berisha ta kandidojë për deputet nën siglën e PD në Qarkun e Tiranës, duke e vendosur atë në një zonë të sigurt siç është numri 5. Mirëpo në lidhje me këtë çështje, gazeta bisedoi ditën e djeshme me ish-kreun e Shërbimit Informativ, i cili deklaroi se ndihej i habitur nisur nga fakti që Basha nuk e la jashtë listave Berishën. Prerë dhe qartë, zoti Klosi theksoi se ish-kryeministrin Berisha nuk duhet të jetë më pjesë e Parlamentit, ndërsa zbuloi se prania e tij në lista vjen në kushtet kur sipas tij, ish-lideri demokrat ka ende ndikimi dhe pushtet brenda Partisë Demokratike.

“Kandidimi i Sali Berishës në listat e Partisë Demokratike sa u takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit është e rëndë. Unë e kam thënë gjithmonë që Saliu nuk ikën nga politika për sa kohë që komandon akoma brenda PD. Kështu që nisur nga kjo, Berisha do që të jetë në politika akoma dhe ndihem i keqardhur që Lulzim Basha nuk guxon ta përzërë. Pra, fakti që Berisha nuk po largohet edhe pas 30 vitesh nga politika, tregon që Saliu është i pushtetshëm brenda Partisë Demokratike. Luli luan me dy standarde, këtej thotë do sjellim të renë, këtej nuk heq dot Berishën, pasi është i kapur nga ky i fundit”, – deklaroi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Kara akuza Berishës

Por në të njëjtën linjë me ish-kreun e SHISH, Fatos Klosi, madje më i zhgënjyer për praninë e ish-kryeministrit Sali Berisha në listat e Partisë Demokratike sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ka shfaqur dje edhe juristi Romeo Kara. Ky i fundit parmes një statusi në rrjetet sociale, shkruan se asnjë vlerë nuk ka makijazhi pseudorinovues me disa fytyra të reja kur pjesë e listës është edhe Berisha, i cili sipas tij, luan si sulmues i fshehur pas Bashës. Madje juristi Kara heq edhe një paralele kur solli në kujtesën e qytetarëve shqiptarë kandidimin e ish-presidentit Ramiz Alia. Po ashtu, juristi Kara vuri në dukje faktin se ish-kryeministri Berisha po tenton të mbajë peng PD-në.

“Kandidimi i Sali Berishës në Tiranë, si kandidimi i Ramiz Alisë në vitin 1991 përballë inxhinierit Franko Krroqi. Një atavizëm politik pengmarrës me kosto për PD dhe Shqipërinë. Asnjë vlerë nuk ka makijazhi pseudorinovues me disa fytyra të reja nëpër lista nëse nuk ndryshon thelbi i pengmarrjes politike. Me Berishën që luan si sulmues i fshehur pas Bashës, PD-ja në thelb është ajo që ishte”, – shkruan ai.

Më tej referuar listave të kandidatëve për deputet të gjithë spektrit politik në vendin tonë, juristi Romeo Kara shprehet se partitë duhet ta bëjnë rinovimin e tyre përmes meritokracisë dhe jo nëpërmjet vendimit të kryetarit. Por Kara theksoi se fatkeqësisht procesi i meritokracisë brenda partive tona politike tashmë i përket së kaluarës.

“Partitë janë organizime mendimi politik dhe rinovimin e tyre duhet ta bëjnë nëpërmjet një procesi natyral meritokracie dhe kurrsesi nëpërmjet vendimit të kryetarit. Askund në statusin e PS nuk thuhet se kryetari i partisë realizon rinovimin e partisë. Fatkeqësisht procesi i meritokracisë brenda partive tashmë i përket së kaluarës. Meritokracia sot do të thotë: ushtar i bindur i interesave të kryetarit të partisë dhe servil. Ky është realiteti”, – shkruan juristi Romeo Kara.

Paraardhëse

‘Do ia dal sikur të jem edhe e 35 në listë’, habit Mimi Kodheli, zbulon si do ta fitojë mandatin e deputetës

Pasardhëse

Kryeministri Rama nxjerr videon e Lulzim Bashës që po qarkullon me shpejtësi: Këtë herë s’kam ça them, ka fol tamam

Pasardhëse

Kryeministri Rama nxjerr videon e Lulzim Bashës që po qarkullon me shpejtësi: Këtë herë s'kam ça them, ka fol tamam

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.