• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kandidati i PS-së ‘koncert elektoral’ në prag të zgjedhjeve në Kukës, BIRN: Halilaj i dërgoi e-mail KQZ-së, përjashtoi veten si organizator

21 September, 2023
në Aktualitet
0
83
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste mbajti një koncert elektoral të mërkurën në darkë në Kukës pavarësisht ndalimit të organizimeve të tilla nga Kodi Zgjedhor dhe pasi kjo parti dhe kandidati i saj për kryetar bashkie kishin njoftuar KQZ-në se nuk ishin organizatorë.

Koncerti me muzikë me pjesëmarrjen e këngëtarëve me famë si Anxhela Peristeri e Valbona Mema ishte lajmëruar nga kandidati Albert Halilaj nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ku ftonte qytetarët “në takimin përmbyllës elektoral” shoqëruar me posterin e koncertit.

Në posterin me fotot e këngëtarëve shkruhej se koncerti ishte në mbështetje të kandidatit Halilaj.

Ai më vonë e fshiu postimin pak para mbledhjes së thirrur nga Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi, për të shqyrtuar një kërkesë të organizatës “Qendresa Qytetare” për anulimin e koncertit.

Halilaj, si dhe PS-ja, i dërguan email KQZ-së duke përjashtuar veten si organizatorë të tij. Në këto kushte Celibashi e pushoi shqyrtimin e çështjes.

Gjithsesi, monitoruesit e “Qendresës Qytetare” verifikuan në terren se koncerti u mbajt në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin shesh, ku kandidati Halilaj dhe përfaqësuesit e PS-së, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e i deleguari i qarkut Pandeli Majko, mbajtën fjalimet politike.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Qendresa Qytetare”, Rigels Xhemollari, i tha BIRN se kjo organizatë ka depozituar një kallëzim të enjten në KQZ, ku kërkon marrjen e masave administrative ndaj kandidatit dhe subjektit zgjedhor për shkelje të dispozitave të Kodit Zgjedhor.

“Tubimet ishin në dy pjesë të ndryshme të sheshit, sapo mbaruan fjalimet, nisi muzika”- tha Xhemollari.

Ky aktivitet, sipas tij, vjen në kundërshtim me pikën 9, të nenit 78, të Kodit Zgjedhor që përcakton të drejtat dhe detyrimet e subjekteve zgjedhore gjatë fushatës, sikundërse rezulton edhe nga posteri që është shpërndarë në rrjetet sociale nga vetë kandidati për Kryetar Bashkie.

“Nëse gjatë procesit hetimor del se pagesat e këngëtarëve janë bërë nga bashkia apo nga një i tretë, do të kërkohet dhe transparenca financiare e këtij aktiviteti”- shtoi Xhemollari.

Kodi Zgjedhor është i qartë në këtë drejtim duke ndaluar në mënyrë kategorike koncertet e organizuara nga dhe/ose për subjektet zgjedhore, pavarësisht burimit të financimit.

Zgjedhjet e parakohshme në qytetin verior do të mbahen me 24 shtator për të zëvendësuar kryebashkiakun e shkarkuar, Safet Gjici, vetëm pak javë pasi ishte rizgjedhur për një mandat të dytë nën siglën e Partisë Socialiste.

Gjici u shkarkua nga Këshilli i Ministrave në qershor pas publikimit të një videoje që e ekspozonte duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrë. Ai u arrestua pak ditë më vonë me akuzën e “korrupsionit pasiv”./BIRN

Paraardhëse

“Ishin 3, por mund të ishin 4 shqiptarë në Këshillin e Sigurimit”, Frrok Çupi zbardh prapaskenat nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit: U mbajt ana e Kosovës

Pasardhëse

Korreshi: Partia Komuniste s’ka bërë asgjë për pensionistët, i ka lënë në lulishte të luajnë domino gjithë ditën

Pasardhëse

Korreshi: Partia Komuniste s’ka bërë asgjë për pensionistët, i ka lënë në lulishte të luajnë domino gjithë ditën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.