• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kandidati i njohur demokrat nxjerr prapaskenat e forta, flet për personat brenda PD-së që donin ta ‘fundosnin’ në fushatë

29 April, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për deputet i PD në Gjirokastër, Roland Bejko, i cili me 2,430 vota nuk arriti të merrte dot mandatin ka reaguar në rrjetet sociale dhe thotë se gjatë kësaj kohe fushate nuk ka punuar për votën e tij personale, por për partinë.

Sipas Bejkos, çdo votë e shënuar për emrin e tij është votë zemre dhe jo një votë që është kërkuar nga ai. Teksa falënderoi të gjithë votuesit, Bejko u shpreh se ndaj tij është bërë edhe një antifushatë dhe se për shkak të pabesisë dhe egoizmit nuk humbi vetëm ai, por të gjithë ata që dhanë shpirtin në këtë fushatë.

Reagimi i plotë:

“Po shikoj që në rrjetet sociale qarkullojnë komente pakënaqësie për shkakun e mungesës së një falenderimi të dedikuar demokratëve të Lazaratit nga marësi i mandati të deputetit në Gjirokastër…

Unë nuk e di çfarë dhe si ka ndodhur, sepse prej dy ditësh i jam kthyer punës time të përditshme, pasi duke qenë se nuk punova asnjë çast për votën time personale, nuk u ngula në shkallët e pallatit të sportit të qytetit me ankthin e thellë të rezultatit të votës personale.

Së pari, sepse nuk punova për të, por për nr 9, votën e partisë, pasi vetëm ky variant mund të më çonte në Parlament, dhe së dyti, sepse nuk kisha nevojë të provoja me numrin e lartë të votave legjitimitetin tim në pozicionin që më vendosi kryetari a partia ime. Mua legjitimitetin permanent, ma ka dhënë kontributi, historia, bashkëpunimi me demokratët e më tej qytetarët e atij Qarku të veçantë, ndër vite.

Kështu që çdo votë që është shënuar në kutinë time nr 2, nuk është votë e kërkuar nga unë në shkëmbim të një premtimi a të një favori nesër në pushtet, por është votë zemre, respekti, dashurie, besimi, mirënjohjeje reciproke, vlerësimi për gjithçka kemi bërë së bashku deri më sot në ditë të mira, por sidomos në ditë të vështira që nga themelimi i PD-së.

Ndaj, u jam mirënjohës të gjithëve që më kanë votuar që nga Frashëri si skaji më i largët i Qarkut, e deri në Zagori, nga Progonati e deri në Pogon, duke futur këtu çdo qendër votimi në qytete e fshatrat aty. Por më besoni dhe më mirëkuptoni, nëse ka një votë që më ka shijuar pa fund, kanë qenë votat të bashkinë Gjirokastër dhe veçanërisht në vendlindjen time, Lazarat.

E dija siç e dinit edhe ju që brenda nesh pati anti fushatë ndaj meje. Shumë prej jush u vutë në siklet në fillim dhe gjatë fushatës, sepse zemra ua donte të punonit me mua dhe për emrin tim, por nga ana tjetër kodoshët e partisë u bënin presion me ironi e me fraza dykuptimëshe apo dhe në italisht, që të mendonit pak më shumë për pozicionin tuaj nesër në pushtet…

Kjo antifushatë u fut thellë në Lazarat, veçanërisht. Donin të dilja i pa votuar aty. Të më turpëronin!

Por pikërisht aty, morën përgjigjen e merituar. Si gjithmonë Lazarati fisnik, Lazaarati i atyre që janë në punën e tyre dhe që ndihet mirë kur shikon që dikush nga të bijtë e vet ka sukses, nuk nxin nga zilia, por shndrin nga lumturia, u tregoi vendin. I trejtoi si horra, dhe i bëri të turpërohen për horllëqet dhe pabesitë e tyre.

Ndaj, ndihem krenar për ato gra dhe burra, për ata të rinj e të moshuar që më kanë mbështetur e inkurajuar vazhdimisht për tu marrë me politikë me shpresën se besimin e tyre në mua, do t’ua ktheja mbrapsht një ditë…

Lazarati është vendlindja ime. Është dashuria ime. U jam mirënjohës për jetë unë dhe fëmijët e mi të gjithë atyre që më kanë votuar masivisht, vazhdimisht.

Megjithëse kam deklaruar se nuk do të rikthehem më për të kandiduar aty pasi i njoh limitet e mia, për asnjë arsye, u garantoj se nuk do t’u harroj kurrë si juve, ashtu edhe të gjithë demokratët e qytetarët e Qarkut që më votuan.

Ndërsa, sa për ata që ju i njihni me emra, zoti i mëshiroftë! Për shkak të pabesisë, egoizmit, zilisë dhe dritshkurtësisë së tyre, nuk humba vetëm unë, por humbën të gjithë ata që vunë shpirtin në këtë fushatë duke besuar tek ndryshimi.

Të gjithë duhet ta dimë se pa Lazaratin dhe rininë e tij, mbi 100 qendra votimi në Qark, do të ishin pa komisionerë e pa vëzhgues. Pa votat që historikisht Lazarati i jep me shumicë absolute për PD, edhe madati i vetëm i të mandatuarit të saj aty, do të ishte i pasigurt.

Kështu që përveç falenderimit dhe mirënjohjes së thellë për mbështetjen personale, mbështetjes së madhe dhe pa kushte që i japin PD-së lazaratasit, nuk kam asgjë më tepër për të thënë, veçse respekte dhe mirënjohje për të gjithë!

Respekte dhe mirënjoje për rinininë e Lazaratit, posaçërisht! Zoti e bekoftë LazAratin siç e ka bekuar dhe mbrojtur gjithmonë! Zoti i bekoftë dhe i ndihmoftë demokratët dhe familjet e tyre të Qarkut Gjirokastër kudo që ata janë!”-shprehet ai.

Paraardhëse

‘Edhe Donald Trump të vinte nuk fitonte kundër Ramës’, Enkel Demi tregon formulën si mund të kalojë PD-ja në pushtet

Pasardhëse

U nda nga moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ me të cilën ka edhe një djalë, muzikanti i njohur shqiptar flet për lidhjen e tij të re me juristen

Pasardhëse

U nda nga moderatorja e njohur e ‘Top Channel’ me të cilën ka edhe një djalë, muzikanti i njohur shqiptar flet për lidhjen e tij të re me juristen

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.