• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kampionati Ndërkombëtar i shahut për moshat 8-12 vjeç në Durrës, Begaj: Ky sport do sjellë më shumë kulturë dhe përkushtim

26 April, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, bëri lëvizjen e parë të shahut në Kampionatin Ndërkombëtar të këtij sporti që mblodhi në Durrës qindra talente nga e gjithë bota në moshat 8-12 vjeç.

Presidenti Begaj, i pranishëm në ceremoninë hapëse të këtij kampionati vlerësoi se organizimi i eventeve të tilla është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë për gjeneratën e re. Ky konkurs sipas kreut të shtetit, është një ngjarje e madhe për Shqipërinë.

Në këtë mënyrë- deklaroi Presidenti Begaj-vendi ynë ka mundësi të tregohet si organizator mbarëkombëtar e si mikëpritës jo vetëm i Samiteve dhe Ministerialeve por edhe i aktivitete promovuese të talenteve ndërkombëtarë të sporteve.

“Fëmijët janë e ardhmja dhe është shumë e rëndësishme promovimi dhe vlerësimi i tyre, theksoi Presidenti i Republikës, i cili konfirmoi përkushtimin për afrimin e fëmijëve dhe të rinjve me sportin.

Një falenderim të veçantë Presidenti Begaj përcolli dhe ndaj Presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Erald Dervishi, Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë.

“Shqipëria ka shahistët e saj që krenohet ndëkombëtarisht, emra të mëdhenj , si Erald Dervishi qe kryeson sot federaten e shahut dhe ka arritur te organizoje këtë aktivitet te jashtezakonshem, që kanë ngritur lart emrin e Shqipërisë në arenën kombëtare e ndërkombëtare”-u shpreh Presidenti Begaj, i cili uroi që nga ky kampionat të dalin kampionët e ardhshëm të shahut botëror.

Në Kampionatin Ndërkombëtar të Shahut morën pjesë 350 fëmijë nga gjithë bota nga të cilët 60 janë nga Shqipëria.

Paraardhëse

“Një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë”, Roza prek zemrat me “telefonatën” e bërë me foshnjën e saj të pa lindur

Pasardhëse

Top Channel hedh në gjyq Olsi Bylykun, ja reagimi i artistit

Pasardhëse

Top Channel hedh në gjyq Olsi Bylykun, ja reagimi i artistit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.