Ambasada Amerikane në Titanë ka publikuar në rrjetet sociale intervistën e plotë që dha mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ ambasadorja Yuri Kim.
Gjatë kësaj interviste Kim theksoi se ka 3 prioritete në Shqipëri: Demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Mirëpo Kim u shpreh se ka frikë se në vend nuk po zbatohet siç duhet ligji dhe kërkoi që të veprojë sa më shpejtë Reforma në Drejtësi.
“‘Kam tri prioritete këtu: demokracia, mbrojtja dhe biznesi. Për demokracinë, sundimi i ligjit dhe reforma në drejtësi, eliminimi i korrupsionit, këto janë thelbësore. Dhe ne po ecim përpara… E dyta, mbrojtja, të sigurohemi që të ofrojmë mbështetjen që i duhet Shqipërisë për të qenë një aleate edhe më e aftë në NATO. Dhe së fundi, biznesi, më kanë thënë se jam ambasadorja e pare amerikane që e theksoj vërtet këtë pikë, por për mua është një vazhdim i natyrshëm i marrëdhënies… [Kompanitë amerikane] kanë investuar mbi 100 milionë dollarë dhe zotërojnë asete prej rreth 750 milionë dollarë në Shqipëri. Dua të shoh më shumë gjëra të tilla. Pse? Sepse është mirë për amerikanët, është mirë për shqiptarët. Çfarë kërkohet? Nuk është falas. Kërkon sundim të ligjit. Kërkon sigurinë që kur një investitor amerikan blen një pronë, të jetë i/e sigurtë që ajo e drejtë do të respektohet, që kontratat do të zbatohen, që kur ka një mosmarrëveshje, mund ta çojnë në gjykatë dhe do të marrin një gjykm të drejtë dhe transparent. Tani, kam frikë se nuk është tamam kështu. Dhe prandaj duhet reforma në drejtësi tani.” Lexoni më shumë nga intervista e ambasadores me Blendi Fevziun: https://bit.ly/34mteS8”, – shkruan Ambasada Amerikane.
Diskutime rreth kësaj post