• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Kam frikë se do të na duket lule 17 maji”, çfarë po paralajmëron Astrit Patozi?

31 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numërimi mbrapsht për Reformën Zgjedhore tashmë ka nisur. Këto janë orët vendimtare ku pritet të vendoset për fatin e kësaj reforme.

Për kreun e Bindjes Demokratike Astrit Patozi 17 maji do të duket lule përpara asaj që na pret në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive.

Postimi i plotë:

“Sot është një ditë, që i duhet kushtuar posaçërisht atyre të dyve, meqë vetë e kanë caktuar atë si finale të Komitetit Politik të Reformës Zgjedhore. Pa përmendur asnjë emër tjetër. E para, se është e padrejtë ta shpërndash përgjegjësinë, kur dihet botërisht se vendimarrja është ekskluzive dhe e personalizuar. Ata nuk e fshehin dot më që e duan njësoj të mos e ndryshojnë mundësisht fare moçalin e politikëbërjes në Shqipëri, të paktën edhe për 5 vjet të tjera.

Çdokush tjetër që është përfshirë në këtë histori të pistë për të ruajtur statuskuonë, ose ka një rol episodik dhe të parëndësishëm, ose është thjesht figurant. Ndaj edhe është mëkat t’u biesh kot më qafë, edhe në rastin e neveritshëm, kur hasen tipa që e mbrojnë më me zell se të zotët e punës sulltanatin e kryetarëve. Është njësoj si ato sulmet linçuese mbi këshilltarët e Bashkisë së Tiranës, që të kujtonin revolucionin kulturor në Kinë, ndërkohë që autori i vetëm i shembjes së teatrit ishte Edi Rama.

Dhe mos u lodhni kot me debatin e panevojshëm, nëse kanë bërë ose jo marrëveshje për këtë çështje. Sepse kjo nuk ka asnjë vlerë. Është shumë më keq të biesh dakord pa marrëveshje, si tani, se sa të qepallohesh me “amikun”, pasi ke ndenjur katër orë i mbyllur tek për tek me të brenda, siç ndodhi 3 vjet më parë.

Që do të thotë se do të na duket lule 17 maji, përpara asaj që na pret, në rast se Edi Rama dhe Lulzim Basha do ta çojnë deri në fund dëshirën e tyre të qartë për të mos ndryshuar asgjë në këtë vend, për shkak të interesave të tyre politike dhe llogarive financiare okulte.

Ndaj edhe duhet t’ua lëmë të plotë në prehër përgjegjësinë apo “meritën” këtyre dashnorëve të përvëluar të demokracisë për dështimin ose arnimin e reformës zgjedhore, tamam siç edhe në fajt e kanë. Është tamam dita e shënuar, kur haku duhet të shkojë i gjithi tek i zoti.

PS. Dhe mos harroni të porosisni si zakonisht vrasësit me pagesë në politikë dhe në media që t’i quajnë të shitur tek Edi Rama të gjithë ata, që e duan dhe po e kërkojnë ndryshimin e sistemit”, shkruan Astrit Patozi.

Paraardhëse

“Po ndodh pas dy muajsh mbyllje”, ish-deputeti del me paralajmërimin e fortë

Pasardhëse

Do sillte ndryshimin e madh në politikën shqiptare! Spartak Ngjela nxjerr mesazhin që po qarkullon me shpejtësi

Pasardhëse

Do sillte ndryshimin e madh në politikën shqiptare! Spartak Ngjela nxjerr mesazhin që po qarkullon me shpejtësi

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.