• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka shumë tym e zjarr të ndezur”, Rama flet për ‘Ballkanin e hapur’ dhe i dërgon mesazhin e koduar Kurtit

25 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë takimi që mbajti sot me ministrat e tij, ndërsa foli për arritjet gjatë mandatit të dytë qeverisës nuk la pa përmendur edhe nismën ‘Ballkani i hapur’.

“Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”. Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë. Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës do bëjmë plot punë të mira, Pavarësisht mos dakortësisë së kolegëve në Kosovë me “Ballkanin e Hapur”, deklaroi Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Edhe për kulturën kemi bërë, por shumë e shumë do bëjmë me projekte që janë rrugës, si realizimi i Teatrit Kombëtar, apo të tjerë. Më shumë mund të kishim bërë me formalizimin e ekonomisë, por kemi bërë një punë të vyer me ndërtimin e sistemet të ri digjital të fiskalizimit, prej të cilit presim një hop të madh cilësor e sasior në administrimin e të ardhurave. Ulja e taksave, rritja e pagave për mësuesit dhe mjekët, pavarësisht pandemisë, nuk janë pak për një shtet akoma në kantier në aspektin e konsolidimit të strukturave të tij. Jemi vendi me papunësinë më të ulët në rajon.

Katër portet e reja turistike, ai i Sarandës, ku ka nisur puna, ai i Vlorës, ku puna nis në muajt apo javët e ardhshme, si dhe ai më i madhi në Durrës, janë një nga blloqet e mëdha të investimeve konkrete të huaja, që do të na mundësojnë rritje ekonomike. Rritja e ekonomisë nuk do të mjaftojë për të arritur majën, ku kjo qeveri do ta ngjisë Shqipërinë në fund të kësaj dekade. Kjo qeveri ka bërë jo pak punë. Do ta çojmë në një nivel tjetër marrëdhënien qytetar-shtet, si dhe goditjen e korrupsionit në administratë. Do e fusim shtetin në smartphone e qytetarit dhe do e shkulim nga xhepat e korrupsionit. Para 8 vitesh ishim brima e zezë në fund të kavallit të këtij rajoni, ndërsa tani e mbyllim këtë mandat me rezultate pozitive. Mandate pozitive kemi edhe në luftën kundër krimit. Do të rrisim më tej sigurinë në çdo drejtim, që nga qarkullimi rrugor, e deri te sigurimi i një kontrolli permanent në kohë reale 24 orë i territorit. Kjo sfidë i kalon qeverisë tjetër, me një bazë garancie për t’ia dalë me sukses.

Jemi të gjithë krenarë me atë që është bërë në fushën e mbrojtjes dhe punët e jashtme. Reputacioni ndërkombëtar, respekti i aleatëve tanë, përfshirja si asnjëherë më parë i diasporës në raport me qeverinë, vetë imazhi i vendit tonë, nuk kanë asnjë krahasim fare me vitin 2013. Janë shumë më lart sot se në vitin 2017. Kjo qeveri e mbyll mandatin me realizimin e të gjitha kushteve dhe stërkushteve për integrimin dhe me hapjen e një kapitulli të ri, si nismëtare e “Ballkanit të Hapur”. Polemika për Ballkanin e Hapur dhe akuzat e hatashme ndaj qeverisë dhe ndaj meje, nuk më shqetësojnë fare dhe nuk duhet të na shqetësojnë aspak në mandatin e tretë. Ka shumë tym e zjarr të ndezur, por qeveria e re do të vazhdojë përpara edhe në këtë drejtim, pa humbur asnjë ditë të vetme. Kam besim se me qeverinë e Kosovës do bëjmë plot punë të mira, pavarësisht mosdakordësisë me “Ballkanin e Hapur””, deklaroi Rama.

Paraardhëse

Rama njoftoi se Najada Çomo i ka dorëzuar mandatin e deputetes, ja kush është socialistja që pritet të zërë vendin e saj në Kuvend

Pasardhëse

Rama njoftoi në mbledhjen e sotme shpalljen e qeverisë së re, reagon ‘flakë për flakë’ Lulzim Basha

Pasardhëse

Rama njoftoi në mbledhjen e sotme shpalljen e qeverisë së re, reagon 'flakë për flakë' Lulzim Basha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.