Ish-kreu i KESH, Benet Beci, kandidat i PS në qarkun e Shkodrës ka komentuar marrëdhëniet me ish-kryeministrin Berisha, apo Presidentin aktual Meta, dikur bashkëpunëtor në qeverinë e tyre në poste drejtuese.
Beci tha se është krejt normale të kesh një staturë profesionale afatgjatë, dhe të kesh një qeveri të cilët i mbajnë profesionistët. Ai gjithashtu ka zbuluar srsyen pse i besoi Ramës në këto zgjedhje.
Deklarata e Becit:
“Kam 8 vite eksperiencë që punoj me kryeministrin Rama. Janë 8 vite të një marrëdhënie profesionale, tashmë edhe njerëzore. Ka një dinamizëm që na bashkon dhe një gjë të përbashkët për t’i shkuar gjërave deri në fund edhe për të patur një performancë dhe dinamizëm në punë. Kjo mund të them që është pjesa që na bashkon dhe që unë e gjej veten me kryeministrin dhe me partinë e programin që në fakt është dinamik’, – ndërsa theksoi se me Ramën ka një marrëdhënie intensive profesionale.
Diskutime rreth kësaj post