• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka politikanë që s’u ka hyrë gjemb në këmbë”, gazetarja në Top Talk: SPAK do të shkojë deri te faturat e ushqimit dhe pushimet

17 June, 2024
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel komentoi konferencën e kreut të PL, Ilir Meta pasi u paraqit në SPAK.

Sipas Hoxhës, dëshmia e Metës në SPAK tregoi se SPAK po merret me detaje të thella të shpenzimeve të personave nën hetim, ndërsa theksoi se “do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer”.

Hoxha: Meta ishte në konferencë dhe sqaroi për çfarë ishte pyetur, Meta parimisht foli si politikan, kur tha isha i thirrur për shkak të Ramaformës. E pyeta për çështje konkrete, natyrisht që bëhet fjalë për të njëjtën dosje që ishte një ditë më parë bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi.

Ajo që u kuptua se çfarë solli në kujtesë Meta në tryezën e konferencës ishte fakti që ishte pyetur me detaje për shpenzime të caktuara sa i takon palmave, deri aty kishte arritur SPAK sa kishte gjetur fatura dhe transaksione apo llogari. Hetimi penal nga ajo që thuhet, është diçka tjetër të dalësh me deduksion, është gjë tjetër kur provat bërtasin dhe ulërasin. SPAK është duke marrë dhe kryqëzuar shkresat me dëshmitë e tyre.

Meta tha më pyetën edhe për ish financieren për një shumë të caktuar dhe ai tha janë llogaritë e familjes. Nëse SPAK do t’i shikojë me sytë e ligjit njësoj me të gjitha ngjyrat të gjitha kahet politike, patjetër ka për të qenë një histori suksesi. Unë nuk mund të them nëse kjo histori suksesi do të nxjerrë në finale një klasë të caktuar politike, apo një moshë të caktuar politike të Shqipërisë pas ’90-ës.

Shumë nëpunës të thjeshtë po refuzojnë të firmosin tenderat dhe nuk po gjenden, sepse hetimet e SPAK kanë konkluduar që njerëzit që firmosin dhe shqiptarët duhet të kuptojnë, momentin që firmosin e mbajnë ata përgjegjësinë edhe sikur ta delegojë urdhrin përmes dikujt tjetër. Ky mesazh do të shkojë tek politikanët që nuk u kishte hyrë gjemb në këmbë dhe nuk u ishin kontrolluar asnjëherë pasuritë, kam përshtypjen do të shkohet deri tek fatura që konsumojnë ata, pushimet e tyre se ku i kanë kryer, këto s’po t’i them kot për disa pushime politikanësh.

Paraardhëse

Mblidhen krerët e shteteve të BE mblidhen sot në Bruksel, ja për çfarë do të diskutohet

Pasardhëse

Apeli i dha vulën Berishës, reagon Bardhi: S’ishte surprizë, i dha fund një konflikti të stisur

Pasardhëse

Apeli i dha vulën Berishës, reagon Bardhi: S’ishte surprizë, i dha fund një konflikti të stisur

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.