• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

A i ka plotësuar Shqipëria kushtet për në BE? Del raporti

11 February, 2018
në Politikë
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dërguar në Kuvend ditën e sotme raportin për vitin 2017 mbi ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në raportin e siguruar nga BW thuhet se Shqipëria në tërësi ka përmbushur kushtet.

Në dokumentin në fjalë bëhet e ditur se ka vijuar procesi i përafrimit të legjislacionit tonë me BE, ndërsa reforma në drejtësi është një nga reformat më të thella të ndërmarra.

Po ashtu, nënvizohet fakti se vettingu ngelet një nga pikat kyçe për hapjen e negociatave, ku shpesh herë është folur për në pranverë do të ketë diçka konkrete.

Gjithashtu në raport nuk lihet pa përmendur edhe marrëveshja e 18 majit, mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit demokrat, Lulzim Basha, duke shtuar se ky hap kishte frymë pozitive për integrimin e vendit.

“Marrëveshja e 18 majit 2017 i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike. Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar.

Parlamenti miratoi me konsensus mes forcave politike tri ligje të paketës së reformës në drejtësi.

Si rezultat i klimës së përmirësuar politike, Parlamenti zgjodhi me konsensus (100 vota pro) anëtarët e tre institucioneve për rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, hap thelbësor ky i reformës në drejtësi”- thuhet në raport.

RAPORTI

Kriteri politik

Shumica qeverisëse  është e përkushtuar për të bërë çdo përpjekje për të siguruar një dialog politik konstruktiv dhe për të ecur më tej mbi bazat e konsensusit politik që ekziston sa i përket integrimit evropian, në mënyrë që të vijojë ndjekjen e axhendës së reformave në një frymë kompromisi dhe bashkëpunimi. Shprehje e qartë e këtij përkushtimi ishte marrëveshja e 18 majit 2017, e cila i dha fund bojkotit të Parlamentit nga opozita dhe përmirësoi klimën politike. Marrëveshja kontribuoi në zhvillimin e qetë të zgjedhjeve parlamentare në qershor 2017, me një proces elektoral gjithëpërfshirës dhe një fushatë më pak të polarizuar.

Parlamenti miratoi me konsensus mes forcave politike tri ligje të paketës së reformës në drejtësi. Si rezultat i klimës së përmirësuar politike, Parlamenti zgjodhi me konsensus (100 vota pro) anëtarët e tre institucioneve për rivlerësimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve, hap thelbësor ky i reformës në drejtësi. Shqipëria u bë pjesë e projektit të BE – OSBE/ODIHR mbi reformën zgjedhore në vendet e Ballkanit Perëndimor. U miratua me konsensus në Parlament ligji për mbrojtjen e pakicave kombëtare.

Lufta kundër korrupsionit

Zhvillimet legjislative në luftën kundër korrupsionit përfshijnë miratimin e amendamenteve në Kodin e Procedurës Penale, si dhe të ligjit për institucionet që luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar, përmes së cilave vendoset krijimi i:

një Prokurorie të specializuar,

një Njësie Hetimi të pavarur

një Gjykate të specializuar.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të korrupsionit, siç dëshmohet ndër të tjera nga rritja me 8.2% në numrin e rasteve të referuara në Prokurori nga policia në 6 mujorin e parë të 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

Lufta kundër krimit të organizuar

Në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, u shënua një rritje masive prej 73.459 kg në sasinë e marijuanës/kanabisit të sekuestruar. Lufta kundër kultivimit të kanabisit vijoi me një ritëm të qëndrueshëm, me asgjësimin e 933.014 bimëve narkotike në 2754 parcela, në periudhën Shtator 2016 – Shtator 2017.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit. Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë.

Ka vijuar trendi pozitiv drejt një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh hetimi, ndjekjeje penale dhe dënimi të rasteve të krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Në 6 mujorin e parë të 2017 u rrit me 25.3% numri i rasteve të dërguara në Prokurori nga Policia, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Paraardhëse

Kumbaro “shpërthen” ndaj Robert Ndrenikës: Heshtët kur Teatri u kthye në lokal

Pasardhëse

[VIDEO] Tmerrohen pasagjerët, avionit i fluturon dera

Pasardhëse

[VIDEO] Tmerrohen pasagjerët, avionit i fluturon dera

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.