• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka njerëz që kanë turp nga infektimi”, mjekja tregon gjendjen në spitale, ja sa të shtruar janë në moshën 25-40 vjeç

3 August, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mjekja Silvana Bala, ka trajtuar një problematikë që është shfaqur me qytetarët në vend, të cilët kanë turp të pranojnë se janë infektuar. Për rrjedhojë, ata qëndrojnë në shtëpi duke menduar se do kalojë fare lehtë.

Kjo ia vështirëson edhe më tepër shëndetin, duke e bërë të papërfillshme punën e mjekut në fund. Silvana Bala ka folur për gjendjen e pacientëve brenda spitalit COVID-2.

Ajo tha se shumica e të rinjve vijnë në spital në gjendje më të rëndë, për shkak se zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi, duke shtuar se ka nga ata që kanë turp të pranojnë se janë të prekur. Në këtë spital aktualisht po trajtohen rreth 10 pacientë, që variojnë nga moshat 25-40 vjeç.

“Puna është shumë e madhe. Pothuajse 2/3 e spitalit është e mbushur me pacientë. Ka fluks pune. Ka forma të rënda në mosha të mëdha, por edhe në mosha të reja që kanë qëndruar dhe kanë menduar se është një virozë që do të kalojë në shtëpi.

Ata që kanë problemet, duhet t’i drejtohen mjekut që të fillojnë mjekimin menjëherë dhe ta kalojë sëmundjen me lehtë. Janë veprimet që i kryejnë individët vetë.

Ka shumë persona që nuk e vlerësojnë, apo i vjen rëndë të thonë që më ka zënë COVID-19. Nuk është turp. Problemi është që mund t’i zërë të gjithë nëse do të tregohen të kujdesshëm.

Do jap një apel, është një sëmundje që po nuk u vlerësua, është shumë e rëndë. Po u ruajte, po mbajte maskë, je më i mbrojtur.

Përdorni maskat, mbrojeni veten dhe të tjerët. Unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje te prindërit tanë.

Nuk ka shumë të rinj, rreth 10 të rinj nga moshat 25-40 vjeç. Pas kësaj moshe rritet numri. Ka mosha të kaluara që luftojnë me jetë”, – u shpreh ajo.

Paraardhëse

I nxehti afrikan i lë vendin ditëve me shi, meteorologia Adiola Bani zbulon kur moti do marrë kthesën e madhe

Pasardhëse

Situatë e nxehtë politike! Reagon ambasadori bullgar, mesazh të fortë partive politike

Pasardhëse

Situatë e nxehtë politike! Reagon ambasadori bullgar, mesazh të fortë partive politike

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.