• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Ka miliona klikime”, Meta dekoron Ylli Bakën: Këngëtari i preferuar i të gjithë shqiptarëve

23 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
23
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta vlerësoi ditën e sotme me titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, këngëtarin Ylli Baka. Dekorimi, sipas kreut të shtetit është bërë me motivacionin për ngritjen në një nivel të ri të këngës popullore e në veçanti të Jugut të Shqipërisë, si dhe për përfaqësimin dinjitoz të saj brenda dhe jashtë vendit.

“Kam kënaqësi të veçantë të jem sot, bashku me ju, në këtë ceremoni, për të vlerësuar një nga artistët e mëdhenj të muzikës sonë popullore, z. Ylli Baka, shumë të dashur e të vlerësuar nga publiku shqiptar.”

Ylli Baka vjen në këngën shqiptare si një këngëtar me identitet të spikatur, duke krijuar një profil të veçantë dhe të papërsëritshëm.

Midis shumë këngëtarëve, Ylli Baka është i dallueshëm nga të tjerët, jo vetëm me zërin karakteristik, por edhe me stilin e veçantë të këngëve të tij, që ka sjellë një risi pozitive në këngën shqiptare.

Në këngët e Ylli Bakës ndihet në mënyrë të drejtpërdrejtë tingëllimi i polifonisë labe, çka e thjeshtëzon përcjelljen e saj tek dëgjuesit, jo vetëm të trevave të Jugut, por në mbarë publikun shqiptar.

Këngët e tij nuk janë thjesht kënge polifonike tradicionale të trevave Labe, të Tepelenës, të Skraparit, të Lumit të Vlorës apo Këngët e Bregut të Himarës e Pilurit, por janë krijime të reja me individualitete, bazuar në motive popullore.

Tematika e këngëve të Ylli Bakës është e gjerë dhe e larmishme dhe prek shumë aspekte të jetës së përditshme, nga temat shoqërore, ato lirike e sociale, e deri tek temat patriotike që Ylli i këndon me tërë pasionin e shpirtit të tij.

Karriera artistike e Ylli Bakës filloi rreth 16 vite më parë, kur u prezantua para publikut në një koncert në qytetin e Tepelenës.

I lindur dhe i rritur në Tepelenë, por edhe me një lidhje të veçantë me Skraparin, nga vjen nëna e tij, Ylli Baka ka luajtur rolin e një ure lidhëse, midis këngës polifonike të Jugut dhe asaj Toske të Skraparit.

Ylli është një interpretues i talentuar dhe i veçantë, që bashkon korifeun e këngës Labe të Bënçës, Mjeshtrin e Madh Golik Jaupi, me këngën e Skraparit të kënduar nga legjenda e iso-polifonisë toske, Demir Zyko.

Në rrugëtimin e tij këngëtari Ylli Baka ka kënduar me qindra këngë dhe ka prodhuar disa dhjetëra videoklipe, që mbajnë individualitetin dhe firmën e tij.

Me miliona klikime në rrjetet sociale, Ylli Baka është një nga këngëtarët më të preferuar për shqiptarët në Shqipëri dhe kudo në botë.

Koncertet e Yllit brenda dhe jashtë vendit janë një moment gëzimi dhe feste për publikun artdashës, i cili i jep pa kursim duartrokitjet.

Vit pas viti Ylli Baka e ka konsoliduar personalitetin dhe individualitetin e tij artistik dhe me zërin e tij të veçantë është kthyer në një ndër figurat më të dashura për publikun dhe popullin shqiptar.

Për kontributin e dhënë në prezantimin e këngës popullore të Jugut, si brenda dhe jashtë vendit, si dhe për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, vlerësoj z. Ylli Baka me Titullin e lartë ′Mjeshtër i Madh” tha Ilir Meta.

Paraardhëse

Veliaj çon në gjykatë Grida Dumën për shpifje: Lejet e ndërtimit janë transparente

Pasardhëse

Mediat gjermane japin paralajmërimin ‘bombë’: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, ja çfarë do bëjë Turqia

Pasardhëse

Mediat gjermane japin paralajmërimin ‘bombë’: Nëse Greqia zbaton zgjerimin me 12 milje, ja çfarë do bëjë Turqia

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.