Demokrati Indrit Hoxha diskutoi sot në emisionin ‘Breaking’ për garën që po zhvillohet brenda PD-së për kreun e partisë.
Hoxha u shpreh se Ibsen Elezi ka dërguar dosje në gjykatë për anulimin e këtyre zgjedhjeve.
“Sfidant përball ndaj Bashës shoh vetëm Kadillin dhe Harxhin, kam kërkuar rinumërim brenda partive politike në Elbasan dhe Tiranë. Unë mendoj se do kemi surpriza pasi mendoj se numri 2 nuk del deputet. Ai nuk po jep asnjë shenjë reflektimi për bashkim dhe kjo mund ta çojë drejt një ndarje më të madhe. Ibsen Elezi ka dërguar në gjykatë për të shpallur anulimin e zgjedhjeve brenda PD dhe mendoj se gjykata brenda 5 ditësh do ta jap versionin e saj”, – tha Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post