• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Ka ardhur koha për një ndryshim si në vitet ‘90”, mesazhi i ish-ambasadorit: Shqipëria të çlirohet nga fantazmat e tmerrshme të së kaluarës

1 June, 2022
në Kryesore
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Uilliam Rajerson, thekson se në Shqipëri ka ardhur koha për ndryshim, siç ka ndodhur në vitin 1991, kur u rrëzua përfundimisht komunizmi.

Me rastin e 30-vjetorit të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, ish-ambasadori amerikan thekson se ka reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve, duke u shprehur se “Koha ka ardhur përsëri për ndryshim.

Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish”.

Mesazhi i plotë:

“Ndërsa po i afrohemi, këtë muaj, një tjetër përvjetori të vizitës së Sekretarit Baker në Tiranë, kam reflektuar për zhvillimet në Shqipëri gjatë këtyre 31 viteve në vijim. Armiqësia zyrtare ndaj SHBA-së aq e dukshme më parë, ishte fshirë e zëvendësuar me miqësinë e ripërtërirë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, e cila vetëm është forcuar nga viti në vit.

Që atëhere, Shqipëria i është bashkuar NATO-s, ulet afër Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, dhe ka kryer punën e vështirë dhe të nevojshme për të hyrë në Bashkimin European.

Tani, pas 31 vitesh, është e qartë se një brez i ri shqiptarësh është gati dhe i etur për të shkruar kapitullin e ri të historisë së Shqipërisë.

Më jep zemër që këta të rinj e kuptojnë se Washingtoni mbështet fuqimisht përparimin drejt promovimit të të drejtave por edhe të përgjegjësive që priten nga vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, forcimin e pushtetit të ligjit, dhe eliminimin e korrupsionit.

Koha ka ardhur përsëri për ndryshim. Ashtu si ishim me ndryshim-bërësit e vitit 1991, unë dhe miqtë e tjerë amerikanë të Shqipërisë jemi tani me këtë brez ndryshim-bërësish.

Ka ardhur koha që brezi i vjetër t’ia hapë rrugën një brezi të ri udhëheqësish për ta çliruar Shqipërinë nga fantazmat e tmerrshme të të kaluarës dhe për ta çuar vendin drejt të ardhmes.

U uroj atyre çdo sukses, ndërsa udhëheqin përpara vendin me të cilin rashë në dashuri.” tha ai.

William E. Ryerson shërbeu si ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1991-1994), pas rënies së komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes të dy vendeve.
Paraardhëse

“Ti je 100.000 eurshi im”, Iliri me mesazh për Sabianin: Nuk ka vend për hatërmbetje

Pasardhëse

Idajet Beqiri plas ‘bombën’: Pse nuk arrestohen ‘peshqit e mëdhenj’? Ky është një problem serioz

Pasardhëse

Idajet Beqiri plas 'bombën': Pse nuk arrestohen 'peshqit e mëdhenj'? Ky është një problem serioz

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.