• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Julian Deda shpërthen keq: Asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si vend pune, por si lopë për ta mjelë dhe për ta shfrytëzuar në interes të karrierës së vet politike

30 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
795
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aktori i humorit Julian Deda, i cili është një nga emrat e lakuar si kandidat i mundshëm për primaret e Tiranës brenda PD-së, ka shtruar së fundmi një pyetje që është bërë edhe shkak debati: Përballë kandidatit të PS-së për bashkinë e kryeqytetit duhet një njeri politik apo ndonjë figurë nga fusha të tjera?

Në një status të bërë në llogarinë e tij në “Facebook”, aktori i humorit shtron pyetjen nëse Tirana ka nevojë për “një politikan karrierist apo për një njeri normal?”.

Argumentet e Dedës anojnë nga ai që ai përshkruan si njeri normal, pasi siç shprehet ai vetë, asnjë politikan nuk e sheh Tiranën si një vend pune, por synimi është që ta shfrytëzojnë kryeqytetin “në interes të karrierës së tyre politike”.

Julian Deda thotë se si majtas, si djathtas, Tirana është parë nga kandidatët për kryebashkiakë si një trampolinë për të synuar kreun e partisë, në të cilën bëjnë pjesë apo për t’u bërë kryeministër.

Kujtojmë se Belind Këlliçi, i cili bashkë me Gert Bogdanin janë të vetmit brenda PD-së që kanë njoftuar se do t’u hyjnë primareve për Tiranën, është shprehur se përballë Erion Veliajt, nëse ky do të jetë zyrtarisht kandidati i të majtëve, duhet një njeri politik.

Kurse, mjeku Ilir Alimehmeti dhe së fundmi edhe Julian Deda, mbajnë qëndrim të ndryshëm.

JULIAN DEDA NË FACEBOOK:

“Per çfare ka nevoje Tirana, per nje politikan karrierist apo per nje njeri normal, jashte politikes, qe vjen thjesht per punuar? Kete e dini ju, por une di me siguri qe deri me sot, Tiranes gjithmone ja kane bere me hile, e kane shfrytezuar. Kushdo qe ka kandiduar per te marre Tiranen, si majtas, si djathtas, e ka pare ate si trampoline per te synuar kreun e partise qe perfaqeson dhe per tu bere kryeminister ne nje te ardhme, vetem per kaq e duan Kryeqytetin figurat politike. Pra, asnje politikan nuk e sheh Tiranen si vend pune, por si lope per ta mjele, per ta shfrytezuar ne interes te karrieres se vet politike. Une them, ta provojme nje here ndryshe…!”, shkruan ai.

Paraardhëse

Pas tërmetit , kryeministri Rama paralajmëron cunam në Dibër për zgjedhjet lokale

Pasardhëse

Primaret, pas Këlliçit zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës edhe Gert Bogdani: Jam besimplotë se bashkë do ta sjellim ndryshimin

Pasardhëse

Primaret, pas Këlliçit zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Tiranës edhe Gert Bogdani: Jam besimplotë se bashkë do ta sjellim ndryshimin

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.