• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Jul Deda forcon pozitat në “Big Brother VIP”, shifrat favorizojnë aktorin e humorit, si renditen konkurrentët

3 February, 2024
në Rozë
0
108
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndonëse ka vetëm pak javë që ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother”, publiku i ka krijuar tashmë të preferuarit e tyre. Veç përballjes në votime, ku janë shpallur tashmë të preferuarit e shtëpisë, një “luftë” e ashpër bëhet edhe për ndjekës në rrjetet sociale. Si çdo javë, “Top Albania Radio”, bën edhe klasifikimin, duke nxjerrë personazhet që më së shumti po preferohen në rrjetet sociale.

Egla Ceno ka shtuar vetëm 100 ndjekës nga java e kaluar. Duket se dinamikat në lojë dhe vendosja e saj përballë disa debateve është përkthyer me shumë pak ndjekës të shtuar në rrjetet sociale. Kujtojmë këtu edhe faktin se Egla nuk bën pjesë tek ata personazhe që i pëlqen të ketë një adresë të famshme në rrjetet sociale.

Një tjetër personazh që është shpallur i preferuar është edhe aktori Jul Deda. Me lojën e tij në Big Brother, Juli tashmë e ka treguar se është një nga pretendentët për çmimin e madh. Këtë javë, aktori ka shtuar 1 mijë ndjekës në rrjetet sociale, duke e çuar shifrën në 439K. duhet theksuar fakti se aktori është edhe personazhi që ka më së shumti ndjekës në Instagramin. Karriera e gjatë si dhe suksesi ka pasur, ka bërë që Juli të përkthehet me ndjekës të shumtë në rrjetet e tij sociale.

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 3.2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar 2 mijë ndjekës. Veç romancës që ky çift po zhvillon në Big Brother, të dy kanë krijuar tashmë edhe ndjekësit e tyre.

Roza Lati ka qenë po ashtu protagoniste e shumë debateve, javën e kaluar me Ledjonën. Megjith atë, në “Instagram”-in e saj shifrat nuk kanë ndryshuar, duke qëndruar në të njëjtat shifra. Tregues ky, që flet për mënyrën sesi janë perceptuar këto debate nga publiku i gjerë.

Astrologia Meri Shehu ka shtuar 500 ndjekës dhe tani numëron 13.9K. Në ndryshim nga java e kaluar, kur kishte fituar vetëm 100 ndjekës, këtë javë Vesa Smolica ka fituar plot 4.1K ndjekës.

Rike Roçi nga ana tjetër ka fituar plot 3 mijë ndjekës dhe tani numëron 126K. Debati i fortë që ajo pati m e Ilnisën, bëri që shumë ta mbështesnin. Mbështetje kjo që është pasqyruar edhe në Instagramin e saj.

Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, prej plot 6.1K. Banorja e cila ka mbërritur nga Italia për Big Brother, po vijon të ketë një rritje me hapa të shpejt në rrjet, duke nisur të krijojë kështu tifozerinë e saj. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë të mundshme me Romeo Veshaj.

Dy të rinjtë po shfaqen gjithnjë e pranë tyre, duke pranuar pëlqimin që kanë ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë, deri më tani puthja mes tyre nuk ka ndodhur. Banori që më së shumti ka shtuar ndjekës këtë javë është aktori Romeo Veshaj. Edhe për këtë javë, ai mban vendin e parë me plot 10 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 305K.

Si një ndër personazhet më të pëlqyer dhe më aktiv në rrjetet e tij sociale, shifrat për Romeon kanë kapërcyer ndjeshëm këtë javë. Madje, shpesh në rrjetet sociale, komentuesit janë shprehur se shumë prej banorëve që kanë rritje të mëdha në “Instagram”, blejnë ndjekësit.

Paraardhëse

A ka aplikuar për azil në Zvicër ish-zv/kryeministri shqiptar? Gazeta zvicerane shkrim për Arben Ahmetajn

Pasardhëse

“Kode mafioze dhe të fshehta”, Salianji: Tre mesazhet që dha Arben Ahmetaj, zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri

Pasardhëse

“Kode mafioze dhe të fshehta”, Salianji: Tre mesazhet që dha Arben Ahmetaj, zbuloi se drejtësia dhe korrupsioni kontrollohen nga kryeministri

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.