• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ju kujtohet Edi Rama i vitit 2013, kur premtonte ulje taksash?

27 December, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
61
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Edi Rama ka hyrë në një epokë tjetër në Shqipëri. Për më shumë se 10 vite në pushtet, Rama ka krijuar një shtet autokrat, duke rrënuar atë demokrat. Në dorën e tij është i gjithë pushteti dhe sundon sipas dëshirës. Askush nuk i del kundra, askush nuk e kundërshton dhe ligjet dhe miratimi i tyre është në dorën e tij. Në këto kushte, shqiptarët janë kthyer në një popull të varur vetëm nga një njeri, i cili është “vet zot e vet shkop”.

Për të gjithë ata që besuan se Edi Rama në vitin 2013, me premtimet e tij, do të ishte shpresa e rrëzimit të politikës së vjetër, gabuan. Jo vetëm që Rama nuk solli risi në politikë, por eci nën gjurmët e të vjetrës. Edi Rama premtoi zero taksa për profesionet e lira, duke hedhur poshtë taksën e sheshtë e duke premtuar taksim të ndershëm.

Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të vetëpunësuarit e profesioneve të lira nuk do të trajtohen më si biznes i vogël me 0% tatim, por do të taksohen për fitimin e deklaruar nga biznesi deri më 14 milionë lekë në vit me normën tatimore 15% dhe për fitimin e deklaruar mbi fashën e 14 milionë lekëve në vit 23%, pas shpenzimeve të zbritshme.

Me taksimin e ri, Rama synon të godasi shtresën e mesme, për ta ccuar atë drejt mbijetesës. Në 2013 Rama premtoi energji më të lirë, ushqime më të lira dhe frymëmarrje për ekonominë. Mirëpo në 10 vite, pak kush mund të thotë se këto kanë ndodhur. E sikur mos të mjaftonte balanca e tregjeve, nga 1 janari ata që kanë biznese do të rrisin ccmimet për të përballuar taksimin, profesionistët do të rrisin pagesat ndaj shërbimeve që u japin qytetarëve, dhe shumë vend pune mund të shkurtohen. Lista për profesionet e lira është e ndarë në 26 lloje aktivitetesh, të ndara në 180 profesione sipas llojit të aktivitetit.

Pra 95% e shqiptarëve që Rama u premtoi lehtësim taksash në vitin 2013, do t’ua shtrëngojë edhe më tej në fillim të vitit 2024. Për më tepër, kryeministri ka premtuar se do të jetë në pushtet deri në vitin 2029. Deri asokohe, shumë shqiptarë do të ulin qepenat e do marrin gomonet për t’u larguar nga vendi, pasi një shtet që godet më të dobtin, nuk mund të qeveriset nga një demokrat, por kryekëput nga një autokrat.

Paraardhëse

Ceremonia “Mësuesi i vitit 2023”, Manastirliu: Paga mesatare për mësuesit 950 euro në 2024

Pasardhëse

Turqia i dhuron policisë makinat e sekuestruara të grupeve kriminale

Pasardhëse

Turqia i dhuron policisë makinat e sekuestruara të grupeve kriminale

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.