• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Jozefina Topalli i hyn ‘me kokë’ politikës dhe bën lëvizjen e papritur, reagon Astrit Patozi dhe ka një mesazh për ish-kryeparlamentaren

25 October, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
56
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të nisë një angazhim të ri politik. Topalli ka rrëfyer sot se do t’i bashkohet “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit. Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i Astrit Patozit, i cili e këshillon të mos humbë kohë duke u marrë sipas tij me stalinistët e fundit në Europë.

“Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar.

Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t’u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të siqertë në këtë çështje”, – shkruan Patozi.

Postimi i Patozit:

“THJESHT DUHEN INJORUAR, JOZEFINA!

Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion, aleancë etj dhe je në të drejtën e Zotit. Edhe në të drejtën tënde, sigurisht, si një ndër personalitetet e forta të Partisë Demokratike në vite, por edhe të së djathtës në përgjithësi.

Vetëm një gjë do ta kisha këshilluar modestisht të mos e bëje: që të humbje kohë, duke u marrë me stalinistët e fundit në Europë, të cilët veçse të bëjnë nder duke të sulmuar.

Nuk pretendoj t’i njoh sa duhet ish-republikat e largëta sovjetike sot, por jam i sigurt se në kontinentin tonë nuk gjenden të dytë si këta shakaxhinjtë e Republikës së Re.

Ata e dinë se opozita është pronë dhe ti je duke i hyrë në oborrin e tyre, ndaj dhe kanë frikë se mund t’u marrësh ndonjë copë. Nuk kanë faj, se të tillë e kanë parë shembullin nga i pari i tyre në gjithë këto vitet e fundit. Por tek e fundit, janë të siqertë në këtë çështje.

Edhe në Shqipëri nuk kanë mbetur të tjerë që ta mendojnë politikën kaq vjetërsisht sa këta. Madje as tek ata që trashëguan Partinë e Punës, që përmbysëm në 1990-ën. Të cilët janë aq të mençur sa të mos e konsiderojnë tradhtar Ilir Metën, megjithëse ka më se 15 vjet që po ua nxin jetën, sepse me sa duket e kanë mbledhur mendjen që jetojmë në një sistem të ri, edhe pse nuk e kanë dashur, madje ende mund të mos e duan.

Që të mos zgjatem me këtë temë të pakëndshme, këta janë të vetmit “pronarë” në botë, që tërbohen pasi marrin vesh se personi, që kanë larguar nga ndërmarrja e tyre, ka mundur të gjejë një punë tjetër.

Dhe si unikalë që janë në marrëzinë dhe injorancën e tyre, ata duhen mëshiruar dhe injoruar.” – ka shkruar Patozi.

THJESHT DUHEN INJORUAR, JOZEFINA!

Mund të bësh çfarë të duash Jozefina, parti, lëvizje, shoqatë, grupim, koalicion,…

Posted by Astrit Patozi on Sunday, October 25, 2020

Paraardhëse

Meta kthen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Rudina Hajdari zbulon prapaskenat: Ka një marrëveshje të fshehtë

Pasardhëse

Rozana Radi flet hapur, tregon pse ka zgjedhur të jetojë në shtëpi me qira

Pasardhëse

Rozana Radi flet hapur, tregon pse ka zgjedhur të jetojë në shtëpi me qira

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.