• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Jorida Tabaku: Eksodi masiv po shkatërron Shqipërinë, fshatra të mbushur vetëm me pensionistë

29 January, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur sërish shqetësimin për pasojat e eksodit masiv të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë fenomen si fatkeqësinë më të madhe që ka ndodhur në vend.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku ka përshkruar realitetin e trishtë të Shqipërisë, ku qytetet dhe fshatrat po zbrazen çdo ditë, ndërsa ekonomia është bërë e papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

“ E keni parë boshatisjen e qendrave të qyteteve? A i keni parë fshatrat që sot janë të mbushur vetëm me pensionistë? Bujqësia nuk ka më të rinj që të punojnë tokën, ndërsa bizneset e ndershme po mbyllen njëra pas tjetrës”, u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, Shqipëria po përballet me një krizë të rëndë demografike dhe ekonomike, ku 30% e popullsisë është mbi moshën e pensionit, ndërsa një në tre të rinj është pa punë ose pa shkollë.

Tabaku akuzoi qeverinë për ndërtimin e një sistemi ekonomik që nuk mbështet punën, sipërmarrjen dhe meritokracinë, por favorizon një pakicë të vogël të privilegjuarish.

“ Në këto 11 vite, qeveria ka ndërtuar një ekonomi të pakicës, një ekonomi të privilegjeve, duke dhënë favore fiskale, ligje speciale dhe heqje taksash për një grusht oligarkësh, ndërsa shumica e qytetarëve janë lënë në mëshirë të fatit”, theksoi Tabaku.

Duke ofruar një zgjidhje, deputetja demokrate theksoi se Partia Demokratike ka një vizion të qartë për të ndryshuar modelin ekonomik dhe për të krijuar mundësi të barabarta për të gjithë. Ajo ftoi qytetarët që më 11 maj të mbështesin PD-në për të sjellë ndryshimin e shumëpritur.

“Ne duhet të ndryshojmë këtë model ekonomik, duhet të ndërtojmë një sistem që mbështet njerëzit e ndershëm dhe punëtorë, që i jep vlerë punës dhe sipërmarrjes. Shqipëria ka qytetarë të jashtëzakonshëm, por fatkeqësisht ata nuk shohin më një të ardhme këtu dhe po largohen. Më 11 maj, shqiptarët do të mbështesin Partinë Demokratike për të ndalur këtë katastrofë ”, përfundoi Tabaku.

“Fatkeqësia më madhe që i ka ndodhur Shqipërisë është braktisja. Është largimi. Është eksodi masiv.
A i keni parë qendrat e qyteteve që sot janë bosh? Nuk shkelen më nga të rinjtë. Fshatrat që sot janë të mbushur vetëm me pensionistë.

A e keni parë sot bujqësinë? Nuk ka më të rinj që të merren me këtë profesion fisnik.
A i keni parë rrugicat e vjetra të Tiranës? Dyert e bukura që janë mbyllur e nuk hapen më?
Fatkeqësisht, Shqipëria ka një popullsi në plakje. 30% e popullsisë sot janë pensionistë. Një në tre të rinj largohet. Një në tre të rinj do të largohet. Një në tre të rinj është pa shkollë, pa punë.

Pse ndodh kjo? Sepse sistemi i ngritur, modeli ekonomik i ndërtuar nuk e vlerëson punën. Nuk e vlerëson sipërmarrjen. Nuk i jep vlerë meritokracisë. Nuk mbështet as njerëzit e ndershëm, as ata që punojnë me përkushtim.

Por mbështet pakicën. Mbështet atë pakicë që e ka mbështetur në këto 11 vite me favore fiskale, me ligje speciale, me heqje taksash, me dhënie privilegjesh.

Kjo ka shkatërruar tregun. Kjo ka shkatërruar ekonominë. Kjo e ka kthyer ekonominë në një ekonomi të pakicës, një ekonomi të privilegjeve. Një ekonomi që nuk prodhon më.
Një ekonomi që fatkeqësisht i ka larguar njerëzit e punës.

E këtë duhet të ndryshojmë. Duhet të ndryshojmë modelin ekonomik. Duhet të ndryshojmë sistemin për t’i dhënë vlerë të gjithë qytetarëve të jashtëzakonshëm që Shqipëria ka. Qytetarëve që, fatkeqësisht, nuk shohin më një të ardhme këtu. Qytetarëve që po largohen. Për këto arsye, më 11 maj ata do të mbështesin Partinë Demokratike”, tha ajo.

Paraardhëse

Furtunë shkarkimesh në Bashkinë e Tiranës në kulmin e hetimeve të SPAK-ut

Pasardhëse

43 ditë, 43 sezone “Portokalli”! Agron Llakaj dhe Bes Kallaku do t’ju shkrijnë së qeshuri (VIDEO)

Pasardhëse

43 ditë, 43 sezone “Portokalli”! Agron Llakaj dhe Bes Kallaku do t’ju shkrijnë së qeshuri (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.