• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Joe Biden telefonon Von Der Leyen, ja çfarë i thotë për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE

5 October, 2021
në Botë
0
38
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, në një telefonatë me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, diskutoi mes të tjerash edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në një njoftim për bisedën nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden shprehu “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit takohen të mërkurën më 6 tetor për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Serbinë, Kosovën, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në takim pritet të ritheksohet garancia e BE -së për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve.

“Takimi do të jetë një rast për të riafirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, gjë që është me interes të ndërsjellë strategjik”, shprehet Këshilli Evropian në një dokument në prag të takimit të së mërkurës.

Zonja von der Leyen bëri javën e kaluar një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, në prag të takimit të nivelit të lartë të mërkurën. Ajo tha se mbështeste procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Megjithatë nuk ka siguri se si mund të realizohet ai konkretisht, duke qenë se vendet e veçanta të bllokut duhet të japin miratimin.

Në shtator, agjencia e lajmeve Reuters, duke iu referuar katër diplomatëve dhe një dokumenti të brendshëm të BE-së, njoftonte se për shkak të shqetësimeve nga reagimet e shteteve anëtare, organizata nuk mund të bjerë më dakord për të dhënë garanci për anëtarësimin e ardhshëm të gjashtë vendeve të rajonit.

Mesa duket bllokimi mbi një deklaratë për takimin e udhëheqësve të BE-së dhe Ballkanit më 6 tetor është një pikë e ulët në strategjinë e BE-së për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Kjo mospëputhje përkoi edhe me tensionimin e situates në kufirin Kosovë-Serbi

BE-ja kishte planifiuar të përsëriste në takimin e nivelit të lartë këtë javë premtimin e saj të bërë 18 vjet më parë për të dhënë “mbështetjen e qartë për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, sipas një projekt -deklarate që ishte parë nga Reuters.

Por sipas diplomatëve të cituar nga agjencia e lajmeve, ajo kishte kaluar të paktën përmes dy raunde bisedimesh pa një marrëveshje.Shtetet e BE -së nuk kanë bërë të njohura pozicionet e tyre, por vendet e pasura veriore si Danimarka, Franca dhe Hollanda i druhen një përsëritjeje të pranimit të nxituar të Rumanisë dhe Bullgarisë në vitin 2007 dhe migrimit të keqadministruar të krahut të punës së Evropës Lindore në Britani që i bëri shumë britanikë të ktheheshin kundër BE -së.

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Por ndërsa pritej organizimi i konferencës ndërqeveritare, e cila shënon dhe nisjen zyrtare të këtij procesi, gjithshka u bllokua papritur nga Bullgaria, për shkak të kërkesave dhe pretendimeve të saj ndaj Maqedonisë së Veriut./ VOA

Paraardhëse

“Ikja e Berishës ka pasoja të mëdha”, Bylykbashi nxjerr prapaskenat nga selia blu

Pasardhëse

Pasditen e sotme moti merr kthesën e madhe, mësoni si parashikohet të jetë koha në gjithë vendin tonë

Pasardhëse

Pasditen e sotme moti merr kthesën e madhe, mësoni si parashikohet të jetë koha në gjithë vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.