• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Joe Biden i shton dëbimet e migrantëve ndërsa thellohet kriza në kufi

21 March, 2021
në Botë, Kryesore
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dëshmitarët i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se migrantët po dëbohen në thellësi të Meksikës, larg vendit ku janë kapur duke kaluar kufirin amerikan. Kjo është një përpjekje që anashkalon kundërshtimet e autoriteteve të shtetit meksikan Tamaulipas, i cili ndaloi pranimin e kthimit të familjeve migrante me fëmijë të vegjël.

Kjo praktikë lë të kuptohet se Presidenti Joe Biden po e ashpërson qasjen e tij ndaj krizës humanitare në rritje në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, pas dështimit të thirrjeve të administratës së tij ndaj migrantëve të Amerikës Qëndore që po përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Disa familje të kapura në kufirin e Teksasit në Luginën Rio Grande thanë për median se ishin dërguar me avion në El Paso të Teksasit pasi ishin mbajtur të ndaluar për disa ditë.

Nga aty, ata ishin shoqëruar nga zyrtarët amerikanë përtej urës ndërkombëtare “Cuidad Juarez” në Meksikë, rreth 1300 kilometra larg vendit ku ishin ndaluar fillimisht nga rojet amerikane të kufirit.

Vilma Peraza udhëtoi me fëmijët e saj nga Hondurasi në përpjekje për t’u bashkuar me burrin e saj që është në Shtetet e Bashkuara.

“Na hypën në autobus, pastaj në avion dhe pastaj në një autobus tjetër dhe nuk na treguan se do të vinim këtu. Ne nuk nënshkruam dokumente për deportim, apo ndonjë dokument tjetër.”-tha ajo.

Dylan Corbert, drejtor i Institutit Kufiri i Shpresës (Hope Border Institute) tha se shumica e familjeve të dëbuara drejt “Cuidad Juarez”, pasi ishin futur në jug të Teksasit, kishin fëmijë nën moshën 7-vjeçare.

“Administrata Biden këtë javë po vazhdon të kthejë me forcë azilkërkuesit drejt qyteteve si ‘Cuidad Juarez’. Nuk ka spjegime për këtë, kjo nuk duhet të ndodhë. Komunitetet kufitare janë të gatshme të përballojnë sfidën.”- thote ambasada.

Një zyrtar i kufirit tha se migrantët janë dërguar në qytetin El Paso të Teksasit si dhe në vende të tjera amerikane për përpunim të dokumentacioneve, si rezultat i mungesës së kapaciteteve në Luginën Rio Grande.

Ndërsa zyrtarët e administratës Biden kanë thënë se familjet migrante do të “dëbohen” në Meksinë ose vendet nga vijnë në bazë të një urdhëri shëndetësor të ish-administratës Trump, më shumë se 19 mijë migrantë të kapur në kufi në muajin shkurt nuk u dëbuan dhe shumë prej tyre u lanë të lirë në Shtetet e Bashkuara.

Burimet thonë për agjencinë e lajmeve Reuters se në bazë të programit të ri të menaxhuar nga organizatat jofitimprurëse, disa familje migrantësh që vijnë në Shtetet e Bashkuara do të strehohen në hotele.

Zyrtarët po përpiqen që me këtë masë të shmangin vendosjen e migrantëve në qendra paraburgimi të menaxhuara nga kompani private që janë kritikuar nga demokratët dhe ekspertët e shëndetësisë.

Paraardhëse

Taulant Balla plas deklaratën ‘bombë’ dhe zbulon kërkesën që i ka bërë Edi Ramës

Pasardhëse

LSI kërkon me urgjencë largimin e Edi Ramës nga pushteti

Pasardhëse

LSI kërkon me urgjencë largimin e Edi Ramës nga pushteti

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Edona Bilali, emërohet zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë

Nga lajme2
25 September, 2025
0

Këtë të enjte, ish-deputetja Edona Bilali është emëruar si zv.ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi nuk mori dot një mandat...

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka emërohet zv.Ministre e Brendshme

25 September, 2025

Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt

25 September, 2025

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

25 September, 2025

Presion në industrinë muzikore? Fifi: Publiku është lodhur nga muzika bastarde

25 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.