• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Jo vetëm Viola Spiro, ja bukuroshet që u dashuruan me ‘të fortët’

27 November, 2017
në Rozë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Arrestimi i të dashurit të prezantueses Viola Spiro në Itali pak ditë më parë si i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, Valentin Selaj ka shkruar reagime dhe komente të shumta në rrjetet sociale. Por Viola Spiro nuk është e vetmja që ka lidhje me një personazh që kërkohet nga drejtësia. Janë disa nga personazhet e ekranit që kanë pasur lidhje dhe kanë me personazhe ‘problematikë’ të cilët po ua sjellim më poshtë.

Adelina Ismaili dhe ish i dashuri i saj

Adelina Ismaili ka qenë në një lidhje dashurie me Triumf Rizën, polic në Kosovë që u vra në 2007-tën nga banda kriminale e Enver Sekiraqit. Thuhet se atentati ndaj Triumfit, asokohe 28 vjeç, ishte porositur nga Sekiraqi, që më parë mendohet të ketë qenë në një lidhje me këngëtaren nga Kosova.

Disa ditë pas vrasjes policia e Kosovës arriti të arrestoj, Arben Berishën, që ka pranuar se është autor i vrasjes. Më 4 shtator të vitit 2007 në Prishtinë u mbajt një marsh ku më shumë se 4 000 njerëz marshuan kundra vrasjes së Triumfit dhe kundër krimit.

Inis Gjoni dhe ish bashkëshorti

Lidhje që u diskutua gjatë në media ishte ajo mes Inis Gjonit dhe biznesmenit Arian Selimi. Regjisorja ishte 6-muajshe shtatzënë kur bashkëshorti i saj, biznesmeni u vra gjatë një sulmi mafioz me armë në 2011-tën. Selimi i njohur edhe me emrin Armando Andoni nuk ishte emër i panjohur për drejtësinë, pasi në 2004-tën ishte arrestuar nën dyshimet e trafikut të lëndëve narkotike.

Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Një tjetër çifti i cili është tepër i përfolur në media është këngëtarja Rezarta Shkurta dhe nipi i ish diktatorit Ermal Hoxha. Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha, ndodhet aktualisht në burg duke vuajtur dënimin pas përfshirjes në prodhimin dhe përpunimin e lëndëve narkotike në laboratorin në Xibrakë të Elbasanit. Ermali u dënua fillimisht me 10 vite burg, por dënimi është lehtësuar në 6 vite e 8 muaj. Rezarta është shkëputur nga muzika që prej arrestimit të tij duke ju përkushtuar biznesit të saj dhe vajzës së saj Hera. Ajo ka këmbëngulur disa herë në intervista publike se partneri i saj është i pafajshëm.

Arta Bajrami dhe bashkëshorti i saj

Në maj të 2016-ës bashkëshorti i Arta Bajramit, Xhemajl Xhimi Sekiraqa është arrestuar në një qendër tregtare në Prishtinë për armëmbajtje pa leje. Xhemajli ka lidhje familjare me Enver Sekiraqën e përmendur më lart. Ai ishte në kërkim nga Interpoli pasi dyshohej se ishte i përfshirë me një vjedhje ari në Kuvajt ku ishin të përfshirë edhe disa kosovarë.

Arberie Hadergjonaj dhe ish bashkëshorti

Këngëtarja Kosovare Arbërie Hadërgjonaj ka qenë e martuar me Mentor Hadërgjonaj. Mentor Hadërgjonaj është babai i dy vajzave të saj, Agnesës dhe Anxhelinës është ndarë nga Albëria në 2007-n, pasi kreu 7 vite në burg nën akuzën e përfshirjes në afera kriminale. Sipas prokurorisë, emri i vërtetë i tij është Xhevdet Hadërgjonaj, i lindur në Deçan të Kosovës, ardhur në Shqipëri pas vitit 1993. Ai rezulton se është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia gjermane, nën akuzat e pranimit të sendeve të vjedhura, trafik armësh dhe pjesëtar i një bande kriminale, shkak që e ka shtyrë atë edhe të ndryshojë emrin në vitin 1996.

Krenar Çoçaj lidhja me Dafina Zeqirin

Krenar Çoçaj është një tjetër emër i njohur në thashethemet e showbizit shqiptarë për lidhjet e tij me dy personazhe të njohura. Fillimisht me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe më pas me prezantuesen Luana Vjollca. Para se Krenar Çoçaj të ishte në lidhje Luana Vjollcën, ka qenë në një marrëdhënie me Dafina Zeqirin. Dyshja u nda në 2011-tën për motive që s’u morën vesh ndonjëherë dhe në 2012-tën biznesmeni nga Kosova u përfshi në një konflikt fizik me Ledri Vulën. Ledri deklaroi para trupës gjykuese se shkak i sherrit ka qenë xhelozia e Krenarit, pasi më pas u lidh Ledri me Dafinën. Gjyqi mes tyre është mbyllur pak muaj më parë dhe u vendos që Çoçaj do të dënohej me 6 muaj burg, dënim i konvertuar në një gjobë prej 20 eurosh dita. Po ashtu Çoçaj sipas mediave ka qenë prezent në sulmi që një fans bëri disa muaj më parë ndaj Luana Vjollcës.

Paraardhëse

Si goditet për vdekje nga makina një i moshuar në Tiranë /Video e rëndë

Pasardhëse

Juristja e njohur s’duron më: Më quajtën kurvë që kënaq epshet e pushtetarëve, pse mbrova…

Pasardhëse

Juristja e njohur s'duron më: Më quajtën kurvë që kënaq epshet e pushtetarëve, pse mbrova...

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.