Pak ditë më parë u bë publik lajmi se Genc Ruli do të rikthehet në PD dhe do të jetë pjesë e komisionit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputet të PD.
Mirëpo ABC News mëson se përveç Genc Rulit, një tjetër pjesëtar i këtij komisioni, do të jetë edhe ish ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj. Ai do t’i bashkohet grupit të personaliteteve që do përzgjedhin mes kandidaturave që kanë propozuar strukturat e bazës së demokrateve.
Përzgjedhja e kandidaturave do të vazhdojë gjatë muajit gusht, krahas përgatitjeve për programin dhe organizimin zgjedhor të PD. Prej javësh partia më e madhe e opozitës ka ndezur motorët e fushatës ku për herë të parë në historinë e partive politike në Shqipëri propozimin dhe përzgjedhja e kandidatëve për deputet bëhet nga anëtarësia e partisë.
Diskutime rreth kësaj post