• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jo çdo e keqe vjen për keq”, eksperti i njohur tregon se çfarë zbuloi sfida me Covid-19 në Shqipëri

26 July, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Eksperti i Shëndetit publik, Erion Dasho, , shkruan se Covid-19 u vendosi maskën qytetarëve, por ua hoqi oligarkëve të shëndetësisë.

Sipas tij, kjo pandemi, përtej telasheve që shkaktoi me shëndetin e njerëzve, jetën sociale dhe ekonomi, i bëri edhe një shërbim indirekt shërbimit shëndetësor shqiptar.

Reagimi i plotë:

“Jo çdo e keqe vjen për keq! Në lëmin e gjithë telasheve që COVID shkaktoi në shëndet, jetën sociale dhe ekonomi, ai i bëri një “shërbim” indirekt sistemit shëndetësor shqiptar:

MASKËN QË U “VENDOSI” QYTETARËVE, UA HOQI OLIGARKËVE TË SHËNDETËSISË!

Cilat janë disa mësime që kemi marrë deri tani nga epidemia e COVID-it?

MËSIMI I PARË: SHËRBIMET E OLIGARKËVE DËSHTUAN!

Dy shërbime të rëndësishme të cilat kanë lidhje direkte apo indirekte me epideminë COVID u janë transferuar në formë PPP-je privatëve – shërbimi i laboratorëve dhe ai i sterilizimit. Asnjë prej tyre nuk arriti të kontribonte qoftë edhe minimalisht, pasi testimi ka qënë dhe mbetet thembra e Akilit, kurse PPP-ja e sterilizimit u pa qartë se ka vrarë sensin e përgjegjshmërisë në sistemin shëndetësor duke menduar se “tani që kemi privatin, çështja e parandalimit të infeksioneve në spitale u zgjidh”. Praktika tregoi se duke mos respektuar rregullat më minimale të mbrojtjes nga infeksioni, spitalet u kthyen nga vende ku ofrohet kujdes shëndësor në vende ku shpërndahen COVID-i.

MËSIMI I DYTË: OLIGARKËT VIJNË PËR TË MJELË!
Sapo nisi epidemia nga COVID dhe u mbyllën kufijtë e vendit, nisma e parë e një grupi biznesmenësh ishte përpjekja për të ngritur një strukturë spitalore private që do të trajtonte pacientët me COVID. Më tej, media raportoi raste COVID-i midis personave me profil të lartë biznesi të cilët i hipën çarterave për t’u trajtuar jashtë vendit. Mesazhi është i qartë: shteti ua ka besuar shëndetësinë oligarkëve duke u paguar dhjetëra milionë Euro në vit, por ata nuk i besojnë aspak sistemit shëndetësor dhe shërbimeve që kanë ngritur vetë.

MËSIMI I TRETË: PO BOTA ÇFARË MËSOI?
Përvoja e këtyre muajve në përballimin e pandemisë nga COVID-19 tregoi qartë se vendet me sisteme shëndetësore të mbështetura fort në sektorin publik (dhe me një sektor privat plotësues) ishin më të suksesshme në krahasim me vendet që bazohen tek një sektor kryesisht privat. Për këtë arsye Italia, Gjermania, Britania e Madhe, etj. u përballën me sfida të mëdha, por në fund arritën ta kontrollinin epideminë, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ende duke vuajtur pasojat e COVID duke qenë vendi më i goditur prej saj.

SOT NË PJESËN MË TË MADHE TË VENDEVE, PPP-TË JANË SIMBOL I SHPËRDORIMIT TË PARAVE PUBLIKE, KORRUPSIONIT DHE DËSHTIMIT!

U DESH COVID QË MBRETËRIT E PPP-VE TË DILNIN LAKURIQ PARA PUBLIKUT SHQIPTAR!

PYETJA QË BËJNË SOT QYTETARËT ËSHTË:

CILËT JANË FAJTORË PËR KËTË SITUATË?

OLIGARKËT E PAVOTUAR APO DREJTUESIT E VOTUAR POLITIKË DHE SHTETARËT E PAGUAR NGA TAKSAT TONA QË U DHANË OLIGARKËVE KONTRATAT E MAJME TË PPP-VE”, ka shkruar Dasho.

Paraardhëse

Italia më pak viktima se Shqipëria, Tirana më keq se Lombardia

Pasardhëse

Një tjetër lajm i mirë për shqiptarët! Nevoja për fuqi punëtore, ja cili është kushti i vetëm që mund t’ju kthejë në Gjermani

Pasardhëse

Një tjetër lajm i mirë për shqiptarët! Nevoja për fuqi punëtore, ja cili është kushti i vetëm që mund t’ju kthejë në Gjermani

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.