• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Jetonte me qera dhe kishte babanë pa punë, jeta e polices qa humbi gishtat

22 November, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ina Nuka është policja që mbeti e plagosur ditën e sotme, teksa humbi katër gishtat e saj. Po kush është policja e re vetëm 26-vjeç?

Jeton e vetme. Me qera. Babai pa punë. Nëna ekonomiste. Vëllai emigrant në Gjermani. Nuk ka krijuar deri tani një familje pasi i është dedikuar punës, ku kërkon të bëjë karrierë. Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera. Kolegët e saj të Forcave të Posaçme “Shqiponjat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë e tregojnë si një vajzë të shkëlqyer, e përkushtuar dhe me ëndrra për të ardhmen.

Po sot efektivja e policisë, Ina Nuka, mbeti e plagosur rëndë në protestën e organizuar nga banorët e Unazës së Re, duke i shkaktuar dhe humbjen e katër gishtave të saj në njërën dorë. Pasojat e asaj që ndodhi kanë lënë disa plagë në trupin e 26-vjeçares së lindur në Peqin dhe e diplomuar me nota të shkëlqyera në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku edhe përfundoi studimet master për shkencat e lëvizjes.

Në Prill të vitit 2016, Ina është certifikuar si punonjëse e Patrullës së Përgjithshme dhe prej afro një vit e gjysmë ka punuar si efektive e Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3. E reja nga qyteti i vogël i Peqinit, që ndoqi ëndrrën e saj për të qenë pjesë e Policisë së Shtetit, prej gjashtë muajsh ishte transferuar në repartin “Shqiponja”, ku vendosi të jepte kontributin e saj.

Por, për punonjësen e policisë së lindur në vitin 1992, e cila ka pasur rezultate shumë të mira në Universitetin ku ajo studio dhe në Akademinë e Sigurisë, nuk munguan as arritjet në profesionin e saj. Ndonëse në një moshë të re, ajo vuri jetën e saj në rrezik përballë disa grabitëse që kishin vjedhur me dhunë një makinë në Shkodër, duke i ndaluar keqbërësit. Për këtë veprim të saj, ajo është shpërblyer me një pagë mujore shtesë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Jeta e 26-vjeçares nuk u rrezikua nga as nga keqbërësit që vjedhin makina apo persona të tjerë me të kaluar kriminale dhe me të cilët përballej çdo ditë, por dëmet më të mëdha në trupin e saj i mori gjatë një proteste, ku ishte angazhuar për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike. Sot Ina, ka disa gishta më pak, disa plagë më shumë në trup dhe ëndrrën për të vazhduar të nesërmen punën si punonjëse e policisë, për të cilën la profesionin e saj si mësuese fizkulture.

Paraardhëse

Berisha sulmon policen e plagosur dhe e quan “ndrikull”, Balla reagon ashpër: Çmenduria nuk ka brirë, të të vijë turp, kërkoji falje vajzës (FOTO)

Pasardhëse

Protesta e sotme, habit Sonila Meço: Ja ku gaboi qeveria

Pasardhëse

Protesta e sotme, habit Sonila Meço: Ja ku gaboi qeveria

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.