• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Jepet alarmi nga SHBA, Rusia fundos një anije në afërsi të Havait (VIDEO)

22 June, 2021
në Botë
0
474
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi se ka fundosur një anije vetëm 56 kilometra larg brigjeve të Havait, si pjesë e një stërvitjeje të madhe që po kryen në Paqësor dhe që ka vënë në alarm Shtetet e Bashkuara.

Në operacionin gjigant, më i madhi i këtij lloji që prej Luftës së Ftohtë, marrin pjesë të paktën 20 anije luftarake, por edhe anije të tjera mbështetëse dhe 20 avionë luftarakë.

Rusia thotë se baza e stërvitjes është mbi 480 kilometra larg Havait, por imazhe satelitore të publikuara online tregojnë se në fakt flota ruse është shumë më pranë shtetit amerikan.

Gjatë muajit qershor, dy herë avionët amerikanë janë përballur me avionë rusë pranë Havait, më 14 dhe 18 qershor. Në asnjë rast bombarduesit rusë nuk hynë brenda hapësirës ajrore amerikane, por shtimi i pranisë së superfuqisë tjetër të botës në këtë territor historikisht të dominuar nga Shtetet e Bashkuara ka rritur shqetësimet në Pentagon.

Më 17 qershor, Marina Amerikane deklaroi se kishte dërguar një grup mjetesh lundruese luftarake, të kryesuara nga anija USS Carl Vinson, për të patrulluar ujërat pranë Havait, por pa dhënë arsye specifike pse.

Gjithsesi situata mbetet e tensionuar sepse dy flotat janë shumë pranë njëra-tjetrës. “Komanda e Indo-Paqësorit po monitorin aktivitetin e mjeteve lundruese ruse në ujërat ndërkombëtar”, deklaroi për CBS zëdhënësi i kësaj njësie, Kapiteni Mike Kafka. “Presim që Rusia të veprojë në zbatim të rregullave ndërkombëtare”, shtoi ai.

VIDEO:

Paraardhëse

Nuk ka çelje negociatash për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ministrat e BE nuk bien dakord për caktimin e datës

Pasardhëse

“Duan të largojnë Nishanin”, Arben Ristani: Përse PD devijoi kaq shpejt dhe vrullshëm nga ndjeshmëria e lartë pro turizëm?

Pasardhëse

"Duan të largojnë Nishanin”, Arben Ristani: Përse PD devijoi kaq shpejt dhe vrullshëm nga ndjeshmëria e lartë pro turizëm?

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.