• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Jemi para një problemi”, Rama për “eksodin” e mjekëve dhe infermierëve: Pasi diplomohen, ikin shërbejnë në Gjermani

6 March, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
26
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Është zhvilluar sot Kongresi i Shëndetësisë në Pallatin e Kongreseve.

Në këtë kongres të ftuar ishin studentë, ekspertë të mjekësisë ndërsa prezent ishin dhe kryeministri Edi Rama e ministrja Ogerta Manastirliu.

Rama u ndal te fenomeni i ikjes së mjekëve dhe infermierëve jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të adresohen problematikat, pasi shteti nuk mbulon dot financimet për sistemin shëndetësor gjerman.

“E dimë se nga vijmë dhe se ku duhet të shkojmë, ndaj jemi të detyruar që të ecim para, sa i përket vendimmarrësve dhe politikbërjes, për furnizimin e këtij kapitali njerëzor. Ky kapital ka nevojë për investim, arsimimin, pagë dinjitoze. Nëse marrim arsimimin, mund të themi se kemi ecur në mënyrë pozitive para. Sot kemi një sistem arsimimi të bluzave të bardha, që e ka marrë vulën e cilësisë nga fakti se të arsimuarit në vendin tonë mirëpriten dhe në vendet e zhvilluara.

Sot jemi para një problemi që duhet ta adresojmë në mënyrë të ndershme. Arsyeja se pse shtetet investojnë për të bërë sa më të lehtë procesin e studimeve, është për të garantuar shëndetin e popullit të tyre. Në kushtet e sotme rezulton e pamundur që shteti shqiptar, taksapaguesi, mundësitë e të cilit nuk janë të pakufizuara, dhe shërbimet nuk vihen në diskutim, të paguajnë 15 nga 16 pjesë të financimit të studimit të një mjeku. Pra, sot studenti i mjekësisë paguan 1/16 e kostos reale.

Këtë shteti e bën duke marrë në konsideratë një sërë faktorësh që s’ka nevojë t’i rendis. Shteti nuk e bën dhe taksapaguesit shqiptarë nuk paguajnë për këtë, që ditën kur mbarojnë studimet dhe marrin diplomën e mjekut, ata që financohen nga ky buxhet dhe kjo sakrificë, të ikin të shërbejnë në Gjermani. Shteti shqiptar nuk financon studimet për sistemin shëndetësor gjerman. Ky është problem që shumë vende e kanë adresuar dhe ka ardhur koha që dhe ne ta adresojmë. Nuk mjafton që të kryesh një shkollë dhe të kesh përmbushur detyrimet e tua në aspektin teorik, por duhet dhe aspekti praktik.”-tha ai.

Ai gjithashtu bëri me dije se brenda muajit prill të këtij viti, pagat e mjekëve specialist do të rriten me 50 mijë lekë të reja.

“335 mjekë janë punësuar në vitin 2022 duke plotësuar nevojat e sistemit, por duke kaluar përmes një kanali punësimi që është transparent dhe i mbështetur te merita. Ne i kemi rritur pagat nga 2013 me 63%, por jemi shumë të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton. Ndërkohë që gara bëhet më e ethshme na dikton që ne të shpejtojmë. Jeta është ajo që ndodh kur ne jemi duke bërë plane të tjera. Në prill, jo në 1, por në 30 prill, mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre.”-tha Rama.

Paraardhëse

Rrjeti shpërthen me teoritë se nominimi i fortë i Luizit do anulohet, deklarata e papritur e Sabianit forcon dyshimet, ja çfarë pritet të ndodhë

Pasardhëse

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

Pasardhëse

Çfarë i tha Luizi te dhoma e rrëfimit? Tani zbulon sekretin pas daljes nga BBV

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.