• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

“Jam dhunuar sistematikisht!” Zhaklina Lekatari mes lotësh tregon lidhjen e saj: Nuk mbroja dot veten

16 April, 2023
në Rozë
0
1.3k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zhaklina Lekatari ka folur për kritikat dhe dhunimin sistematik që ajo ka ndjerë, jo vetëm nga komentet e shumta online por edhe nga ish-partneri i saj gjatë lidhjes së tyre.

Ajo ka treguar se është dhunuar sistematikisht kur nuk është respektuar opinion i saj, prezenca në punë si dhe kur nuk është respektuar.

Lekatari ka thënë se atëhere e ka kuptuar që nuk ka qenë aq e fortë dhe aq feministe sa duhet.

Pjesë nga biseda:

Zhaklina: Unë jam dhunuar sistematikisht. Jam dhunuar kur nuk jam respektuar në radhë, jam dhunuar kur nuk është respektuar opinion im, jam dhunuar kur nuk është respektuar prezenca ime në punë, jam dhunuar kur fjala ime nuk ka peshë sepse është fjala e një gruaje. Jam dhunuar në këtë vend. Vazhdoj e dhunohem. Nuk mund të them se nuk jam dhunuar sepse dal në televizor. Jo, nuk është e vërtetë. Komentet që unë marrë janë e gjitha dhunë verbale. Unë nuk mund të them se unë këtë e nisa sepse pata një eksperiencë dhune kur unë isha 20-vjeç. Jo, unë përditë e përjetojë këtë gjë. Dhe nuk kam për të ndalur përballë saj.

Erjona: Nëse nuk gaboj, sepse e ke thënë edhe në një fushatë publike kundër dhunës….

Zhaklina: Nuk ka qenë një fushatë, ka qenë një projekt i shkurtër në të cilën disa gra që kanë qenë të dhunuara dhe ja kanë dalë tregonin mbi historikun e tyre. Dhe unë kam treguar një copëz nga eksperienca ime, nga historia ime personale. Ka qenë një marrëdhënie personale në të cilën unë jam ndjerë e dhunuar dhe kam qenë e dhunuar. Dhe duke marrë parasysh që kjo ngjarje apo kjo histori personale ka qenë shumë e shkurtër, ka zgjatur shumë pak, as një vit por ishte shumë intensive. Unë në atë moshë mendoja që unë isha një grua e fortë, isha feministe, i kisha kuptuar disa gjëra nga jeta, u gjeta totalisht e papërgatitur në atë dhunë. Dhe kuptova që unë nuk isha e fortë sa duhet, nuk isha feministe sa duhet, nuk kisha edukimin e duhur për të mbrojtur veten dhe kisha marrë disa vendime për aq sa dija, por ajo dija ime ishte e pamjaftueshme që unë të mbroja veten dhe të jetoja mirë. Kështu që unë kuptova se nëse dikush në fëmijëri do të më kishte mësuar të doja veten, të respektoja veten, t’i thoja vetes “po” dhe jo “jo” për t’i thënë partnerit “po”, unë do të kisha marrë vendime më të mira për jetën time dhe veten time.

Paraardhëse

Keisi largohet nga shtëpia e Big Brother Vip

Pasardhëse

Rama uron besimtarët Ortodoksë: Gëzuar Pashkët

Pasardhëse

Rama uron besimtarët Ortodoksë: Gëzuar Pashkët

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.