• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ja vendet ku pushtetarët shqiptarë kanë fshehur paratë e korrupsionit

26 January, 2018
në Politikë
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pushtetarët shqiptarë dhe bosët e krimit kanë nxjerr jashtë vendit me miliona euro. Çdo vit në raportet ndërkombëtare shihet si shqetësim pastrimi i parave, por vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të transfertave në shtete të ndryshme të botës. Gazeta prej disa javësh ka bërë një sërë kërkimesh, duke deklaruar se Drejtoria e Pastrimit të Parave po kërkon informacione në shtete të ndryshme. Por tashmë kanë dalë dokumentet zyrtare, në të cilat tregohet se cilat vende preferojnë shqiptarët për pastrim parash. Bëhet fjalë për një sërë raportesh të publikuara nga Task Forca e Veprimit Financier, e njohur si FATF, organizata më e madhe ndërkombëtare e krimit ekonomik dhe financimit të terrorizmit. Çdo vit ajo nxjerr të dhëna për secilin shtet. Gazeta ka bërë një kërkim në raportet e vitit 2017 dhe të 2018 për disa shtete të botës dhe në 5 prej tyre përmendet Shqipëria.

Sipas të dhënave të nxjerrja nga kjo organizatë, disa nga shtetet ku shqiptarët kanë fshehur para janë: Meksika, Britania e Madhe, Namibia, Nigeria dhe Saint Lucia. Në raportet e FATF thuhet se sa i takon Meksikës, së fundmi aty ka pasur një kërkesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, e cila ka kërkuar informacione për një rast të transfertave të dyshimta në këtë shtet. Por ajo që bie në sy është se së fundmi po shihen si destinacion dhe shtetet afrikane. Dy vendet më të përdorura janë Namibia dhe Nigeria. Sa i takon kësaj të fundit, arsyeja kryesore është sundimi i dobët i ligjit. Por përveç kësaj, gazeta ka mësuar nga Drejtoria e Pastrimit të Parave se ditët e fundit në Namibi është nisur një kërkesë për informacion mbi një pushtetar shqiptar. Një tjetër destinacion është dhe ishulli Sant Lucia, i cili ndodhet në Amerikën Jugore, ku po ashtu thuhet se ka pasur transferta nga Shqipëria.

Britania në krye të listës

Vendi ku dominon fshehja e pasurive nga pushtetarët dhe kriminelët shqiptarë është Britania e Madhe. Por një fakt tjetër është se përdoret dhe për pastrim parash. Në raportin e nxjerrë për këtë vend, jepen dhe shembuj se si bëhet pastrimi i parave. Në një rast autoritet londineze kanë treguar dhe përfshirjen e bandave dhe trafikantëve të drogës. “Një bandë shqiptare trafikantësh që operonte në Londër, përdorte disa lloje agjencish konvertimi për të kthyer sterlinat në prerje të mëdha euro. Kartëmonedhat euro më pas fshiheshin në automjete dhe dërgoheshin në vendin e tyre. Ata kishin krijuar lidhje me dy vëllezër shqiptarë që zotëronin internet kafe në Londër, të cilët kishin hapur kioska konvertimi parash në dyqanet e tyre dhe njerëz që vepronin për llogari të tyre. Kur pronarët shihnin se identifikoheshin nga autoritetet, ambientet mbylleshin me shpejtësi dhe biznesi çregjistrohej.

Në 2015 agjencitë evidentuan nevojën e grupeve kriminale për të dërguar para jashtë vendit, me qëllim pagimin e furnitorëve. Ky rrezik mbetet i lartë. Paratë CASH zakonisht transportohen jashtë Britanisë me mjete të rënda, në mjete pasagjerësh apo udhëtime ajrore të linjave komerciale”, thuhet aty. FATF tregon një rast kur janë kapur mbi 1 milion stërlina, disa prej të cilave të destinuara për në Shqipëri. “Agjencia NRA llogarit se mes prillit 2012 dhe marsit 2014, më shumë se 6 milionë paund janë sekuestruar në kufirin britanik. Nga 1 Janari 2017 deri në 28 shkurt 2017, forcat kufitare kanë sekuestruar më shumë 11.5 milionë paund të dyshimta që po transportohej përmes kufirit britanik. Një operacion i shumëfishtë për monitorimin tre-javor të aktiviteti në porte, sekuestroi rreth 1 milion paund me destinacion Shqipërinë, Belgjikën, Brazilin, Holandën e Turqinë”, thuhet në raport. Por me reformën në drejtësi, të gjitha këto para pritet që të sekuestrohen./SOT

Paraardhëse

How this Nigerian woman went from aspiring developer to meeting Mark Zuckerberg

Pasardhëse

Drekë me dy ambasadorë, Basha zbulon detaje: I pyeta haptazi…

Pasardhëse

Drekë me dy ambasadorë, Basha zbulon detaje: I pyeta haptazi…

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.