• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja si i vidhnin makinat në Tiranë me pult / DETAJET

18 March, 2016
në Aktualitet
0
vidhnin makinat
37
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ja si i vidhnin makinat në Tiranë me pultë, DETAJET

Policia e Vorës arrestoi dy persona të cilët akuzohen se kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizëm të sofistikuar.

Në prangat e efektivëve të policisë kanë rënë një vajzë dhe një djalë. Ata janë Matilda Mertini (Sulaj) 24–vjeç, lindur në Mat dhe Deivis Muka, 26–vjeç, të dy banues në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, ata i kryenin vjedhjet me anë të një pulti i cili bllokon mbylljen e mjetit nga ana e përdoruesit, duke bërë të mundur hapjen e mjeteve pa thyerje.

Të rinjtë kanë kryer vjedhjen e disa automjeteve duke përdorur një mekanizmin që bllokonte mbylljen me pult të mjeteve nga ana e përdoruesve të tyre.

Këta të fundit largoheshin nga mjeti të bindur që e kishin mbyllur makinën e tyre dhe pikërisht në këtë moment vepronin dy personat, që hapnin dyert normalisht pa u detyruar që të kryenin ndonjë thyerje.

Policia ra në gjurmët e tyre pasi më datë 13 të këtij muaji kanë vjedhur në sheshparkimin e një qendre tregtare pranë Vorës, në mjetin tip Benz me targë AA898 KR në pronësi të shtetasit L. Luzi, pa thyerje në mjet, katër parfume të markave të ndryshme, një palë syze të markës Rayban me vlerë 260 euro, si dhe një orë rolex, të cilat i ka patur në kroskotin e mjetit.

Mbi dy të arrestuarit rëndon vepra penale e “vjedhjes kryer ne bashkëpunim”.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur edhe dokumentimin me prova ligjore të një sërë vjedhjesh të tjera të kryer nga dy të rinjtë:

1- Më datë 21.05.2015, rreth orës 11:30, në Qendër Kamëz, tek stacioni i autobusave, në mjetin ‘’Volksvagen Tuareg”, me targa AA067KK, në pronësi të shtetases M.R, banuese në Kamëz,  persona të paidentifikuar kanë vjedhur një telefon “Galaksi S-5”, dhe një sasi prej 30.000 lekësh.

2- Më datë 25.05.2015, në Kodër Kamëz, shtetasit F.H ,24 vjeç, banues në fshatin Kasallë Tiranë, i kanë vjedhur telefonin tip “Smartphone” në mjetin e tij.

3- Më datë 03.06.2015, rreth orës 22:30, në rrugën “Kosova”, Kamëz, shtetasit E.Shehu, i kanë vjedhur një telefon tip “Nokia”, dokumentat dhe 10.000 lekë në mjetin me targa AA659EX.

4- Më datë 25.07.2015, në ora 11 :00, ka bërë kallëzim shtetasi G C,1955, banues në Burrel, se në mjetin e tij tip Benz CDI 270, me targa AA884 KJ, i kanë vjedhur dokumentacionin e mjetit dhe një shumë prej 60.000 lekë.

5- Më datë 15.10.2015, ka bërë kallzim shtetasi B.Gj, 1963, banues në Tiranë se në ora 15:30, në rrugën “Bulevardi Blu” Kamëz, duke qëndruar përpara një dyqani lulesh me mjetin e tij tip “Benz” me targë TR 7797 K, në sediljen e parë  i kanë vjedhur dy telefona të markës “Samsung” dhe portofolin e tij me një shumë lekësh.

6- Më datë 03.11.2015, rreth orës 11.00, në Laknas, tek lokal “Ferma Uka“, është vjedhur brënda në mjetin tip “Toyota”, me targa TR 2064 R, celulari tip “I-Phone  – 6 “, në pronësi të shtetases A.Gj, .1978, banues në Tiranë.

7- Më datë 19.11.2015, ora 18.00, shtetasja M. Shehu, 1975, banuese në Bathore Kamëz,ka bërë kallzim sepse sot rreth orës 15.30, në Bulevardin “ Blu” Bathore, ka konstatuar se brenda në mjetin e saj tip “Benz” me targa AA 406 BB, i kanë vjedhur  shumë prej 368 500 lekë.

8- Më datë 13.12.2015, në orën 19.30, në rrugën “Skënderbej” Kamëz, shtetasit Sh. A, i datëlindjes .1961, banues në Tiranë, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Mitsubishi”, me targë AA 991 CX, ku i kanë marrë një çantë me 50.0000 lekë.

9- Më datë 25.12.2015, ora 16.30, në rrugën “Kosova”, janë vjedhur çanta, me disa dokumenta personale dhe një shumë prej 10.000 lekë, në mjetin tip “Reno” me targa AA 977KD, në pronësi të shtetasit A.P, 1972, banues në Tiranë.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 19 mars 2016

Pasardhëse

MAFIA/ Edhe një shqiptar në klanin e Toto Rinës dhe disa detaje të veçanta nga Cosa Nostra

Pasardhëse
mafia

MAFIA/ Edhe një shqiptar në klanin e Toto Rinës dhe disa detaje të veçanta nga Cosa Nostra

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.