• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja si PD po i merr elektoratin LSI-së, partia e presidentit drejt katastrofës më 25 prill, sondazhet zbardhin prapaskenat

22 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
243
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dalja më vete e Lëvizje Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit duket se do i kushtojë shtrenjtë. Këtë vit zgjedhor pjesa dërrmuese e televizioneve po organizojnë sondazhe dhe pavarësisht dallimeve nga njëri-tjetri, të gjithë kanë një gjë të përbashkët: LSI është me rënie. Djegia e mandateve dhe braktisja e zgjedhjeve vendore ka qenë lëvizje tepër e gabuar nga partia e presidentit, pasi i gjithë elektorati që ishte i punësuar ka ikur te partitë e mëdha.

Por teksa PS mori shumë militantë nga LSI në zgjedhjeve të 2017, ajo që bie në sy është se pjesa e mbetur po shkon te PD në këto zgjedhje. Javën që lamë pas u bënë 3 sondazhe në vend dhe që të tre e nxjerrin në pikatë LSI. Por ajo që bie në sy është se PS ruan të njëjtin pozicion, ndërkohë që PD ka rritje. Pra të gjitha votat e LSI duket se shkojnë për PD. Nëse i marrim me radhë, sipas sondazhit të “MRB”, në Tiranë PS do të marrë 19 mandate, PD merr 15 mandate, ndërsa LSI merr vetëm 2 mandate. Me një analizë të thjeshtë rezulton që mandatet e LSI kanë shkuar te PD. Në 2017 Tirana kishte 34 mandate (në këto zgjedhje 36) dhe ato u ndanë: 5 për LSI, 18 për PS dhe 11 për PD.

Sipas sondazhit 2 mandatet që shtohen këtë vit ndahen 1 mes PS dhe 1 mes PD. Pra, PS shkon në 19 mandate, ndërkohë që 3 mandatet e humbura nga LSI shkojnë te PD, e cila krahasuar me 2017 ka 4 mandate më shumë në Tiranë. Ndërkohë sondazhi i IPSOS tregon pak a shumë të njëjtën gjë. Edhe sipas tij PS merr 19 mandate, por PD ka rritje më të madhe me 16 mandate dhe LSI zbret në 1 mandat. Pra sipas këtij sondazhi PD i ka marrë 4 mandate LSI-së në Tiranë.

Situata në Elbasan dhe Durrës

Tre qarqet që do të vendosin se kush e merr qeverinë më 25 prill janë Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Në Tiranë PS shihet më favorite, ndërkohë në Durrës dhe në Elbasan do kemi garë më të fortë. Sipas sondazhit të IPSOS, në Durrës PD dhe PS janë në të njëjtat kuota. Sipas tij, palët ndahen me nga 7 mandate, ndërkohë që LSI nuk merr asnjë mandat në qytetin bregdetar. Në vitin 2017 në këtë qytet PD kishte 4 mandate, LSI 2 dhe PS 8. Pra PD merr dy mandatet e LSI dhe një të PS.

Në Elbasan, po sipas këtij sondazhi, PS merr 8 mandate, PD merr 6, ndërsa LSI nuk merr asnjë mandat. Në 2017, LSI mori 2 mandate, PS mori 7, PD mori 3 dhe 2 PDIU. Ajo që bie në sy është se votat e Aqif Rakipit shkojnë te PS dhe kjo parti kalon në 8 mandate, ndërkohë që PD merr një mandat të PDIU dhe 2 të LSI. Pra duket qartë se të gjithë mandatet e humbura nga LSI shkojnë te PD dhe jo te PS. Sipas sondazheve, PS ruan të njëjtin nivel, me ulje deri diku në zona të caktuara, por që kompensohet në zona të tjera, ndërkohë që PD ka rritje të ndejshme. Duket qartës kjo rritje ka ardhur sepse elektorati i LSI po shkon te PD. Sondazhet e tregojnë qartë se partia e presidentit më 25 prill mund të katandiset në 4-5 mandate maksimumi, ndërkohë që shumë emra do të mbeten jashtë Parlamentit.

Qarqet e tjera

Lidhur me qarqet tjera, është kompania “Piepoli”, ajo që ka bërë një sondazh rajonal. Sipas këtij sondazhi, LSI humb një mandat në Lezhë. Ky mandat shkon te PD, e cila kuotohet në 3-5 mandate. Një tjetër qark ku LSI e humbet 1 mandat dhe kalon për PD është në Fier. Në 2017 kjo parti mori 2 mandate në Fier. Po ashtu në Dibër LSI del se nuk merr dot asnjë mandat deputeti dhe një që mori në 2017 i kalon PD, e cila shkon në afër 4 mandate. Pra duket qartë se lënia jashtë koalicionit e LSI ka qenë një skenar i zgjuar i Bashës, pasi votat e kësaj partie shkojnë për PD. Nga ana tjetër, shtohen dyshimet se po punohet fort që partia e presidentit të shkrihet.

Paraardhëse

Çfarë do të bënte nëse do të jetonte në një shtëpi me Bleona Qerretin? Muzikanti i njohur shqiptar e lë pa fjalë moderatoren e emisionit

Pasardhëse

Kryeministri Rama sot vizitë në Francë, zbulohet takimi që po mbahet “sekret” para gostisë me presidentin Macron

Pasardhëse

Kryeministri Rama sot vizitë në Francë, zbulohet takimi që po mbahet “sekret” para gostisë me presidentin Macron

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.