• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja se cila shenjë “çmendet” pas jush sipas Horoskopit

12 October, 2017
në Aktualitet
0
20
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dashi

Shenja e dashit dashurinë do ta provojë para se ti lejojë vetes të dashurohet me dikë pa e njohur mirë. Nëse dashi pëlqen dikë, atëherë do ta ftojë e do të dëshirojë të kalojë kohë dhe vetëm pasi ta ketë ndenjur nga afër me atë person, atëherë merr vendimin nëse ja vlen të krijojë një lidhje dashurie apo jo.

Demi

Shenja e demit dashurohet me shumë pasion dhe dashuria e tyre në përgjithësi ndodh “me shikim të parë”. Por nga ana tjetër ata janë shumë të dhënë pas shtëpisë dhe familjes, por vendimin për hapin e rëndësishëm e hedhin me mendje e jo me zemër, vetëm pasi të kenë analizuar mirë situatën dhe gjendjen socio-financiare të partnerit nga “A deri në Zh”.

Binjakët

Binjakët janë ndër shenjat më pasionante të horoskopit. Ata dashurohen në mënyrë shumë impulsive por ndodh që zhgënjehen dhe lodhen shpejt nga partneri pasi e kanë idealizuar më tepër seç duhet. Dhe ndodh që pas shumë eksperiencave afat shkurtra, binjakët e gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë tek dikush që askush nuk mund ta merrte me mend dhe me të cilin janë gati të kalojnë gjithë jetën.

Gaforrja

Gaforrja e ka shumë frikë dashurinë, pasi nuk dëshiron për asnjë arsye në botë ti prishet qetësia dhe komoditeti me të cilin janë mësuar. Por kur dashurohen, gaforret humbasin kokë e këmbë dhe kujdesen shumë për partnerin e tyre dhe për ta mjafton që mos t’ju mungojë asgjë nga jeta e mëparshme prej beqari/eje që të vendosin të hedhin hapin e tyre të rëndësishëm.

Luani

Shenja e luanit e ka në karakter të ndihet i/e dëshiruar nga të tjerët dhe do ti bëjë të gjithë të çmenden pas tij/saj. Prandaj edhe kur dashurohen ata nuk mund ta pranojnë lehtësisht dhe hapur këtë fakt dhe bëjnë çmos që të jetë pikërisht partneri ai që do dashurohet me ta dhe do t’ju bëjë i pari propozimin.

Virgjëresha

Për virgjëreshën dashuria është shumë e rëndësishme dhe për të ajo ose duhet të jetë ashtu siç duhet dhe sipas idealeve ose më mirë mos të jetë fare. Prandaj të lindurit e shenjës së virgjëreshës e analizojnë mirë personin që ju pëlqen dhe nëse ai/ajo i përshtatet standardeve dhe idealeve të krijuara në imagjinatën e tyre, atëherë ata lidhen me dashurinë e tyre deri në fund të jetës. Por sipas intv, nëse virgjëresha kupton se personi me të cilin janë dashuruar është larg pritshmërive, atëherë e largojnë menjëherë nga vetja pa u penduar.

Peshorja

Peshoret në përgjithësi bien në dashuri më tepër për shkak të vet idesë së të qenit të dashuruar se sa për shkak të vet personit. Atyre ju pëlqen romanticiteti, darkat me qirinj por janë shumë të pavendosur kur bëhet fjalë të fillojnë një lidhje serioze. Dhe kur e shohin se situata “po nxehet” mundohen të zhduken pasi nuk duan impenjime të cilat mund ti lëndojnë. Tek ta mund të afrohet vetëm dikush që i bën atyre të kuptojnë se bota e tij/saj nuk do të shkatërrohet edhe nëse ata do të rrinë bashkë apo nëse mes tyre do të krijohet një lidhje serioze.

Akrepi

Akrepat janë tipa që nëse dashurohen me dikë, ata dashurohen “deri në vdekje”. Pra për ta dashuria është një dhe e vetme e nëse e gjejnë nuk e lëshojnë më kurrë. Madje edhe nëse fati nuk e sjell në mënyrë të tillë që të lidhin jetën me personin e tyre të zemrës, ata nuk dashurohen më kurrë me askënd tjetër por i qëndrojnë besnikë dashurisë së tyre të parë dhe të vërtetë.

Shigjetari

Shenja e shigjetarit është gjithnjë në kërkim të dashurisë ideale dhe të pasionit të papërmbajtur. Prandaj atyre asnjëherë nuk ju mbushet mendja për askënd para se të kenë bërë kërkime të detajuara për personin që ju pëlqen dhe para se të kenë zbuluar çdo gjë lidhur me të dhe nëse ai/ajo nuk i përshtatet idealeve, atëherë nuk i lejojnë vetes të dashurohen. Ata do të vazhdojnë të kërkojnë deri sa të gjejnë “shpirtin binjak” e nëse ideali nuk duket në horizont, atëherë ata vendosin se dashuria e vërtetë nuk ekziston dhe së ajo gjendet vetëm në përralla.

Bricjapi

Shenja e Bricjapit nuk dashurohet kurrsesi “me shikim të parë”, po ashtu si shumë gjëra në jetë përpiqet që edhe dashurinë ta kontrollojë dhe ta planifikojë. Shigjetari bën një listë të detajuar të të gjitha cilësive që duhet të ketë partneri ideal dhe nëse dikush i ka ato cilësi, atëherë i lejon vetes të ndihet më i/e lirë dhe të dashurohet “kokë e këmbë” më personin “e duhur”.

Ujori

Shenja e ujorit pothuajse nuk dashurohet fare, për vet faktin se “dashurohet” me çdo gjë. Për ta bota është shumë e bukur dhe në çdo gjë e në çdo kënd ata arrijnë të gjejnë diçka unike. Madje ndodh që edhe pse mund të ndërtojnë jetën me dikë, nuk arrijnë dot ta kuptojnë apo ta pranojnë se janë dashuruar. Ata e pranojnë se janë vërtetë të dashuruar vetëm kur mund të kenë kaluar shumë vite.

Peshqit

Peshqit janë ndër ato shenja të cilët janë gjithnjë në kërkim të dashurisë pasi pa dashuri ata ndihen në kuptimin e mirëfilltë të fjalës “si peshku pa ujë”. Por dashuria për ta nuk është diçka që zgjat gjithë jetën, është më tepër pasion dhe ndjenjë romantike prandaj nuk e kanë shumë problem të krijojnë “romanca” edhe pse mund të jenë në një lidhje serioze me dikë. 

Paraardhëse

Rama e ofendoi rëndë, Berisha i përgjigjet jashtë Kuvendit

Pasardhëse

Horoskopi javor, 9 tetor – 15 tetor 2017

Pasardhëse

Horoskopi javor, 9 tetor - 15 tetor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.