• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ja pse vazhdojnë kosovarët të mbajnë armë pa leje!

12 July, 2017
në Kosovë
0
masakra në elbasan
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Numri i madh i armëve ilegale, të cilat vazhdojnë të mbeten në duart e qytetarëve, paraqesin rrezik për sigurinë e përgjithshme në Kosovë dhe në veçanti për vet qytetarët. Vetëm gjatë vitit 2016, autoritetet e sigurisë në Kosovë kanë arritur të identifikojnë dhe konfiskojnë rreth 1.300 armë dhe numër të madh municioni.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha i tha Radios Evropa e Lirë se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për identifikimin e armëve ilegale dhe reduktimin e prezencës dhe posedimit të tyre në mënyrë të kundërligjshme.

“Gjatë vitit 2016, Policia e Kosovës, gjatë punëve operativo-hetimore, ka arritur të identifikojë dhe konfiskojë mbi 1.290 armë dhe rreth 25.800 copë municione të kalibrave të ndryshme. Gjithashtu, edhe këtë vit kemi në proces plane operacionale policore, në funksion të identifikimit dhe konfiskimit të armëve ilegale që mund të paraqesin rrezik për qytetarët tanë”, tha Hoxha.

Armët ilegale, shton Hoxha, paraqesin një rrezik potencial edhe për qytetarët e vendit, por janë një sfidë edhe për institucionet, e në veçanti ato të sigurisë.

“Ne në vazhdimësi kemi ndërmarrë veprime konkrete për parandalim, qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale, apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme, apo që mund të çojnë tek kryerja e akteve të tilla”, tha Hoxha.

Në disa nga hulumtimet e bëra të organizatave joqeveritare të sigurisë në Kosovë, ishte theksuar se arsyet e mbajtjes së armëve të paligjshme janë pasojat e pasluftës, pastaj frika, mosbesimi tek institucionet, si dhe tradita.Ulja e numrit të mbajtjes së armëve pa leje nga qytetarët, ishte konsideruar nga hulumtimet e bëra të jetë sfidë për Kosovën.

Plator Avdiu, hulumtues nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë, se numri i armëve pa leje në duart e qytetarëve është shqetësuese për sigurinë dhe alarmuese për institucionet e sigurisë në vend.Institucionet e Kosovës nuk kanë shifra të sakta për numrin e armëve ilegale të cilat mund të jenë në duart e qytetarëve.Për këtë janë vetëm disa të dhëna të vitit 2008 të organizatave ndërkombëtare, ku ishte thënë se numri i armëve pa leje në Kosovë arrin në 300 mijë.

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e enjte 13 korrik 2017

Pasardhëse

Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progrese

Pasardhëse

Merkel vlerëson Ramën: Shqipëria po bën progrese

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.