• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja pse Berisha e ka të humbur betejën me SHBA dhe sa i rrezikuar është nga burgu, në 30 vite i zhytur në skandale

12 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
378
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se i ka hyrë detit në këmbë në betejën që ka nisur me SHBA. Shpallja “non grata” nga Sekretari Antoni Blinken nuk po kapërdihet nga ish-kryeministri, i cili ka vendosur të bëjë një padi në Francë ndaj një prej njerëzve më të fuqishëm në planet. Që pa u bërë padia duket qartë se kjo do të jetë një betejë e humbur. Megjithatë gazeta po jep fakte dhe detaje se përse DASH në qëndrimin e tij ka shumë të vërteta ndaj ish-kryeministrit.

Berisha pretendon se kurrë nuk është akuzuar për ndonjë krim a vepër korruptive, por faktet flasin tërësisht ndryshe. Berisha është ndër pushtetarët që mban mbi supe akuzat më të rënda, pasi emra si Fatos Klosi, Izet Haxhia, Romeo Kara, etj., e akuzojnë si të përfshirë në korrupsion dhe në ngjarjet që kanë sjellë edhe viktima. Në reagimin që DASH dha për gazetën “SOT” e bëri të qartë se ka informacione të shumta kundër Berishës, por ama theksoi se bëmat e tij janë të njohura kudo.

“Ai është i njohur gjerësisht që ka përdorur fuqinë e tij për përfitimet e tij, për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë”, shprehet DASH.

Berisha akuzon Blinken se është ndikuar nga Soros dhe madje nisi lobimet, por fill pas akuzave që lëshoi një kongresmen kundër Sekretarit, presidenti Biden i doli në krah zotit Blinken. Ai ka vendosur të fusë Shqipërinë në rrethin e shteteve që do u bllokohet pasuria kujtdo zyrtari të korruptuar dhe që nxit destabilitet. Personi i parë që preket nga ky urdhër është Berisha. Pra duket qartë se ka një koordinim të të gjitha instancave amerikane kundër ish-kryeministrit, ndryshe nga sa pretendon ai.

Berisha po sfidon shtetin më të fuqishëm të botës, në një moment kur SHBA po shtrihet shumë fort në Shqipëri. Stërvitja “Defender 21” ishte një mesazh i qartë. NATO mori bazën e Kuçovës. Ndërkohë që ditët e fundit SHBA e ka bërë të qartë se do angazhohet fuqishëm në Ballkan. Pra sinjalet janë të qarta se falë SHBA në Shqipëri do të nisë reprezalja ndaj kujto që ka mbajtur peng vendin dhe ka përdorur pushtetin për interesat e tij. I pari që ra në rrjetën e amerikanëve nga politikanët e lartë është Berisha

. Në Maqedoninë e Veriut, Nikolla Gruevski u detyrua të arratiset sepse u dënua për korrupsion, ndërkohë që ai nuk kishte mbi vete ngjarje si Gërdeci, “21 Janari”, vrasja e Hajdarit, zhdukja e Remzi Hoxhës, etj. Imagjinoni se çfarë mund të ndodhë te ne nëse hapen dosjet korruptive. Pra sinjalet janë se Berisha do e ketë pisk punën përballë revanshit të SHBA dhe kjo betejë vjen në një kohë kur SPAK ka nisur të hapë dosjet e bujshme.

DASH shprehet se bëmat e Berishë dihen botërisht. Por cilat janë ato dhe sa i rrezikuar do jetë ai nga drejtësia e re? Në vitin 1998 është autor i grushtit të shtetit, duke treguar se gjithmonë ka dashur të marrë me dhunë pushtetin. Fatos Klosi dhe Izet Haxhia e implikojnë në vrasjen e Azem Hajdarit, e cilësuar si “vrasja e shekullit”. Një ngjarje tjetër e rëndë për të cilën akuzohet është zhdukja e Remzi Hoxhës. Sipas ish-truprojës së tij, Izet Haxhisë, është përgjegjës penalisht edhe për planifikimin e vrasjes së Skënder Gjinushit, të Sabit Brokajt, të Arben Imamit, Shaban Memisë. Ndërkohë ka mbi supe dhe ngjarje ku kanë humbur jetën shumë individë. Gërdeci shkaktoi 26 viktima dhe asnjë zyrtar nuk hyri në burg.

Madje shumë deklaruan se ishte i përfshirë edhe djali i tij në këtë çështje. Pak kohë më pas vdes Kosta Trebicka, i cili dyshohet se u eliminua për të mos hedhur dritë mbi Gërdecin. Kemi vrasjet e 21 janarit 2011. Berisha ishte kryeministër në atë kohë dhe mori në mbrojtje ata që qëlluan kundër turmës. Sot askush nuk është në burg edhe pse u vranë mizorisht 4 persona. Nga ana tjetër kemi dhe disa dosje të rënda korrupsioni ku ai akuzohet si i përfshirë. Kemi aferën e privatizimit të ish-OSSH nga CEZ dhe pakti CEZ-DIA. Ka pasur dy padi ndaj Berishës nga juristi Romeo Kara, i cili e akuzon si të përfshirë. Kemi privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Berisha është i paditur nga Taulant Balla si i përfshirë në aferë. Një element tjetër është pasuria. DASH e akuzon se ka përdorur pushtetin për të pasuruar veten dhe familjarët. Nëse shohim deklarimet pasurore të Berishës ndër vite, rezulton se fëmijët e tij kanë qindra mijëra euro të ardhura çdo vit. Pra duket se Berisha ka nisur një betejë të humbur që në start dhe nga ana tjetër ndaj tij mund të ketë masa edhe më të rënda.

Paraardhëse

Romeo Kara: Berisha lodhet më kot, fati i tij është vulosur tashmë nga DASH

Pasardhëse

Dita nis me diell, ja çfarë parashikojnë meteorologët për orët në vijim

Pasardhëse

Dita nis me diell, ja çfarë parashikojnë meteorologët për orët në vijim

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.