• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja kush janë 3 qytetet me ajrin më të ndotur në Shqipëri

14 October, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
25
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tirana, Korça dhe Elbasani renditen ndër qytetet me ndotjen më të madhe të ajrit në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ka një tejkalim të normës vjetore të Bashkimit Europian në dy stacionet e vendosura në kryeqytet për matjen e ndotjes.

Tek zona pranë Bashkisë, niveli i grimcave të pluhurit ka një tejkalim të normës me 56%, ndërsa ajo e vendosur pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit me 30%. Për specialistët e mjedisit, burimi kryesor i ndotjes mbetet emetimi i gazrave nga automjetet. “Ndotja e ajrit kalon normat e Bashkimit Europian.

Ndotja e ajrit vjen kryesisht nga transporti dhe është në masën 50 % ose diçka më shumë. Zgjidhja themelore ka të bëjë me numrin e makinave, në Tiranë numri i makinave për km2 është më i madh se Amsterdami apo Berlini. Në Tiranë është 3 mijë ose më tepër për km/katror. Dendësia e popullsisë është në korrelacion të drejtë me ndotjen, sa më e madhe popullsia aq më e madhe ndotja”, thotë specialisti Lavdosh Feruni. Në vendin tonë janë në qarkullim 557 mijë automjete, nga këto vetëm në qarkun e Tiranës janë 205 mijë, ndërsa në Elbasan 36950 automjete. Por cila është zgjidhja për uljen e nivelit të ndotjes?

“Këtu ka disa elementë që mund të përmirësohet situata në aspektin e cilësisë së karburantit, makinave të vjetrave, por këto nuk janë themelore, janë margjinale. Se sa më i madh numri i makinave, edhe ndotja është më e madhe për arsye sepse zvogëlohet shpejtësia e qarkullimit. Reduktimi kryesor i ndotjes vjen nga politikat për qytetet pa makina dhe ne duhet të inkurajojmë këtë gjë, në Shqipëri po bëhet diçka”.

Mbi 7 milionë njerëz në botë humbin jetën nga ndotja e ajrit në një vit. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shkarkimit të automjeteve të lehta dhe metodat tradicionale të gatimit, janë dy nga shkaktarët kryesorë të ndotjes në më shumë se 4300 qytete në 108 shtete.

Paraardhëse

Paralajmërimi i frikshëm i kritikut të politikanëve: Rama fundos veten me paketën anti-shpifje

Pasardhëse

Ish-kryetari i PD “ultimatum” Bashës: Ka kohë deri më 29 tetor, ja kur do të rrëzohet qeveria

Pasardhëse

Ish-kryetari i PD “ultimatum” Bashës: Ka kohë deri më 29 tetor, ja kur do të rrëzohet qeveria

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.