• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ja kush është Klea, policia që pagoi 6 mijë euro për legalizimin, por u arrestua /Foto

13 November, 2017
në Aktualitet
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Klea Sala është emri i polices së arrestuar sot nga Policia e Tiranës në vijim të hetimeve të Prokurorisë së Tiranës e cila ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.

Ajo është ndaluar ditën e sotme bashke me tre zyrtaret, pak ore pasi kishte marrë lejen e legalizimit nga ALUIZNI. Një ditë me pare ajo kishte dorëzuar edhe shumën e 6 mije eurove për të mbaruar pune.

Foto e bere publike nga Report Tv

Nga hetimet rezulton se:

Shtetasja M.S. ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014. Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj.

Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.

Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentat.

S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K.Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithësesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M.Bezhani.

Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K.Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh tek shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.

Shuma e parave, në formë ryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K.Sala tek punonjësja e Hipotekës, B.Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017).
Shtetasja B. Belli është takuar pasditën e së dielës me shtetasin M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.

Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014.

Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

– Klea Sala, punonjësve policie (aplikante)
– Blerina Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë
– Marin Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë
– Sofie Musallaj.

Paraardhëse

E vërteta shokuese, ja pse meshkujt tradhëtojnë kur zihen me partneret

Pasardhëse

Italia i thotë lamtumirë Botërorit, lojtarët në lot

Pasardhëse

Italia i thotë lamtumirë Botërorit, lojtarët në lot

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.