• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Ja cilat janë 10 lëvizjet e Luizit në “Big Brother Vip” që e bëjnë atë gjeni në lojë

28 January, 2023
në Rozë
0
433
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Këngëtari i mirënjohur dhe shumë i dashur për publikun Luiz Ejlli, është bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “BBV”, ku është një ndër banorët më të përfolur dhe më karizmatik, jo vetëm për sensin e humorit që ai ka, por edhe për thjeshtësinë e tij që e karakterizon ku ka bërë për vete një Shqipëri të tërë.

Pse Luizi trondit ekuilibrat në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”?

Pse është më i preferuari nga publiku, (të paktën deri tani)?

Pse konsiderohet si banori më i fortë?

Ka disa arsye:

1. Zgjodhi linjën e dashurisë: Që në fillim, Luizi krijoi menjëherë një linjë dashurie në “Big Brother VIP Albania” duke shfaqur hapur dhe vazhdimisht interesin e tij ndaj Kiarës. Ditë pas dite, ai e ushqente këtë histori për publikun.

2. Leu flokët: Luizi vendosi të ndryshojë komplet dhe të shfaqet me një karakter që i përshtatet dhe është i pëlqyeshëm edhe nga moshat e reja. 37-vjeçari pushtoi TikTokun e gjeneratës Z.

3. Kërkoi falje për sëmundjen: Qoftë e vërtetë ose jo, Luizi i kërkoi falje publikut për sëmundjen duke pranuar të kryqëzohej, brenda apo jashtë shtëpisë. Me fjalë të tjera, nënkuptoi “e dreqosa, më doni ose më urreni tani”, gjë që e bëri më “njerëzor” për audiencën. Ky vendim, i rriti popullaritetin në shifra të frikshme.

4. Në kulmin e sulmeve, u maskua si Joker: Luizi, i maskuar si Joker, nuk kundërshtoi asnjë sulm nga banorët e “BBVA”, të cilët e tallën në grup për elementë që lidheshin me karrierën apo karakterin e tij. Në këtë mënyrë, teksa të gjithë e sulmonin, ai mori pamjen e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, të bullizuar dhe të keqkuptuar. Të gjithë kundër 1 e shndërruan atë në të preferuarin e publikut.

5. Nuk foli për arritjet: Në një shtëpi me VIP-a të dyshimtë, Luizi nuk foli kurrë për arritjet e tij në karrierë. Pra, bëri të kundërtën e personave të tjerë brenda shtëpisë. Jo më kot, të gjithë mbetën disi të habitur kur produksioni u kërkoi të flisnin për veten e tyre dhe Luizi përmblodhi CV-në e tij, e cila për hir të së vërtetës, ishte ndër më të pasurat krahasuar me një pjesë të mirë të banorëve.

6. Fali shpullën e Kejvinës: Luizi nuk e përmendi në asnjë moment gjatë prime-it shpullën e Kejvinës, nuk e përdori kundër saj, përkundrazi i kërkoi edhe falje në ditët në vijim. Kjo sjellje e prezantoi para publikut edhe si gentleman.

7. Zbërthen lojën: Luizi është ndër banorët e parë që zgjohet dhe ndër të fundit që fle; është gjithë kohën aktiv duke vëzhguar të tjerët; analizon nominimet me “laps e letër”.

8. Krijon situata për t’u përfolur: Shkon dhe izolohet në rulotë; ble vetëm cigare; nuk merr pjesë në buxhet; fsheh thikat; hedh batuta që provokojnë etj. Luizi sigurohet që të flitet për të edhe kur ai nuk është aty. Edhe kur është vetëm, flet me publikun.

9. Nuk mban inat: Luizi duket sikur i fshin nga memoria gjithë gjërat që të tjerët thonë për këtë. Kjo ndoshta sepse është shumë i përqendruar te loja e tij. Duke mos mbajtur inat, pozicionohet para publikut në grupin e njerëzve pozitivë.

10. Ka humor: Luizi ka gjithmonë një batutë për të thënë. Njerëzit me humor janë interesantë për audiencën.

Paraardhëse

Ylli Manjani: Pse çuditeni? Rama nuk e ka ditur kurrë se ç’ndodh në oborrin e vet

Pasardhëse

Kryeministri Rama uron shkrimtarin Ismail Kadare për ditëlindje: Po të mos ishe ti, nuk do kisha njohur gjeniun e poezisë ruse, Majakovskin

Pasardhëse

Kryeministri Rama uron shkrimtarin Ismail Kadare për ditëlindje: Po të mos ishe ti, nuk do kisha njohur gjeniun e poezisë ruse, Majakovskin

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.