• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Ja arsyeja pse gratë beqare rendin pas burrave të martuar

12 November, 2017
në Shëndet
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ato thjesht nuk e shikojnë më si “njeri të martuar”, por si mashkullin tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cili ka një grua të tmerrshme, ndoshta gruaja e tij nuk është aspak e tmerrshme thjesht femrat duan te mendojnë ashtu, sepse duan ta kenë për veten e tyre.

Sidomos kur bëhet fjalë për një mashkull me karrierë dhe të suksesshëm mbi të gjitha.

Nëse i pyesni një mijë beqare nëse do të kishin marrëdhënie seksuale me një mashkull të martuar, rreth 999 prej tyre do të thonë “nuk ka shans!” Por, megjithatë, herët a vonë, shumë nga ato do ta bëjnë pikërisht atë gjë.

Është vështirë të arrihet deri tek të dhënat e besueshme statistikore, por konsensusi i hulumtuesve në lidhje me tradhtinë është që, në ndonjë moment të jetës së tyre, rreth pesëmbëdhjetë deri njëzet për qind e femrave të pamartuara do të kenë aferë me një mashkull të martuar.

Pse ekziston një ndryshim i madh në mes fjalëve dhe veprave? A dëshirojnë femrat e pamartuara të lënë përshtypjen e “vajzës së mirë” në publik, dhe “vajzës së keqe” në shtrat? Ndoshta. Por mendojmë që ka shpjegim edhe më të mirë.

Femrat e pamartuara vërtet mohojnë, në mendje, të kenë seks me meshkujt që janë në martesë. Por, kur njoftojnë një mashkull të caktuar të martuar, përnjëherë ndalen së menduari për të si për “njeri të martuar”, por e shohin si “mashkull tërheqës dhe të ëmbël nga zyra, i cila ka një grua të tmerrshme.”

Shpesh ndodh rastësisht:

Kur femra njohin një mashkull të martuar me të cilin fillon të ndihet mirë, barrierat kanë tendencë për t’u zhdukur, shpesh pa u vënë re. Fillon me bisedat pa sherr për punë, dhe pastaj fillon zbulimi i gjërave për jetën personale, dhe kështu ndizen shkëndijat e flirtit.

Vjen deri tek prekja e lehtë e duarve gjatë bisedës, pastaj ndalen për ndonjë pije pas punës, për të arritur deri tek rrëfimi që të dy janë frustruar me jetën e tyre seksuale. Dhe pastaj fillon edhe skena e parë aq shpesh nëpër filma, prekja e këmbëve nën tavolinë…

Askush nuk ka planifikuar asgjë, por ka ndodhur, shkruan kohajonë. Dhe në javët apo muajt në vazhdim, ose ndoshta edhe një vit apo më shumë, jeta jetohet në ekstreme: prej periudhave të eksitimit intensiv, deri tek periudhat (më të shumta) të vetmisë, ndjenjës së fajit dhe frustrimit.

Në një moment të caktuar afera mbaron, dhe kjo zakonisht përfundon keq, ndoshta shumë keq. Dhe rrallë përfundon me martesë. Vetëm rreth tre për qind e të martuarve martohen me partneren e vet nga afera e dashurisë, dhe martesat e tilla shpesh përfundojnë me ndarje (sepse thjesht të dy njerëzit nuk i besojnë njeri-tjetrit që do to jenë besnikë përsëri).

Parandalimi është kyç:

Nëse ndonjë femër vërtet dëshiron të shmangë aferën me ndonjë person të martuar, ajo duhet që me kujdes ta përcjellë ndërveprimin mes tyre. Flirti është argëtues, por shpejt mund të eskalojë nga loja e pafajshme deri tek marrëdhënia me ngarkesë seksuale.

Ja disa këshilla për të shmangur aferën me një mashkull të zënë:

– Rezistoni tundimit që t’i thoni se si trupi i tij duket mirë dhe që duhet të ushtrojë rregullisht (çka me siguri e bën për t’ju impresionuar juve).

– Kurrsesi mos e nxitni që të relaksohet në bisedë, që t’ju thotë se duhet të vishni bluza të ngushta më shpesh.

– Nëse ndonjëherë jeni në kafe apo drekë së bashku, fokusojeni bisedën në punë.

– Mos dilni të pini pas punës, madje edhe kur janë të pranishëm një mori njerëzish nga zyra. (Aferat duket që gjithmonë fillojnë në grup të madh rreth tavolinës, dhe në fund, tri orë më vonë vetëm ju të dy, ecni dorë për dore deri tek automobili).

Shumica e aferave në mes kolegëve ndodhin rastësisht, në kuptimin që asnjëra palë nuk vërsulet kah tjetra. Përparimi nga të qenit miq në të dashuruar zakonisht nënkupton qindra hapa të vegjël, disa nga ta janë aq të vegjël saqë thjesht nuk vihen re.

Por, nëse ktheheni një hap prapa dhe shikoni ku shkon marrëdhënia e juaj “kolegjiale-miqësore”, pamja është zakonisht mjaft e qartë. Sjella juaj e pavetëdijshme mund të çojë deri te katastrofa potenciale për të dy, dhe ndoshta dhe për njerëz të tjerë që as nuk i njihni.

Paraardhëse

Raporti skandaloz: 800 studentë të regjistruar te privati në shkelje të ligjit

Pasardhëse

Seksi oral shkakton dhimbje fyti? Vjen përgjigja e shkencës!

Pasardhëse

Seksi oral shkakton dhimbje fyti? Vjen përgjigja e shkencës!

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.