• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Iu bashkua PS-së, Halit Valteri zbulon arsyen që e detyroi të merrte këtë vendim: Keqardhje për PD, është kapur nga 5 njerëz

30 March, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
199
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re nga listat e Partisë Demokratike, pasi kjo e fundit braktisi mandatet në Kuvend, ka shprehur jhapur zgjënimin e tij për PD-në.

Gjatë takimit prezantues të 6 kandidatëve të radhës së Partisë Socialiste nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili drejton edhe fushatën për qarkun e Tiranës, deputeti Valteri, i cili tashmë garon me numrin 35, në Bashkinë e Kamzës ka deklaruar se Partia Demokratike sot është e kapur nga 5 njerëz të cilët nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve.

Sot PD është e kapur nga 5 njerëz të cilët nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve, u shpreh sot Valteri krah kryebashkiakut Erion Veliaj. “E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr”, – tha deputeti ndër të tjera.

“Sot ndjej keqardhje për partinë ku që fëmijë militova. Unë vazhdoj të jem i djathtë, nuk do të thotë që i jam bashkuar PS dhe ndryshoj mendimet e mia. Kjo është e bukura e këtij ekipi, që ka gjithëpërfshirje dhe i pranon të gjithë që me mendimet e tyre të bëjnë luftën e tyre, ashtu siç dinë ta bëjnë dhe t’i bashkohen rrugëtimit tonë.

Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullueshëm të cilat bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërmerrnin nisma shumë të bukura opozitare, protestonim kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve.

Sot po ndodh një problem shumë i madh. PD është një aset kombëtar, është një aset i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, por sot është kapur nga 5 njerëz. Është kapur nga njerëzit të cilët 8 vite qeverisën me Berishën ku kemi parë skandale nga më të ndryshmet, – janë bërë dhe filma hollivudi për këta personazhe – dhe sot blejnë vendet me mundin dhe djersën e demokratëve, pa program, pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë,” – u shpreh Valteri.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se si e priti ftesën për të qenë pjesë e listës së PS dhe tha edhe pse beson tashmë se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të drejtojë vendin drejt të ardhmes që ai ka projektuar për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi.

“I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeministrit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimit. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr!

Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri.

Nëse duam të marrim valixhet, të largohemi dhe t’ia besojmë Monikës me shokë vendin, atëherë fëmija im nuk do të ketë një të ardhme të sigurt. Kam qenë nga ata njerëz që kam protestuar fort te Parku i Liqenit. Ashtu donte partia, ashtu mendonte partia, se ky është problemi ynë, mendon partia dhe turremi të gjithë atje, por sot vajza ime me nonën shkon atje dhe ka shumë si unë që mendojnë që ka qenë gabim.

Për interesat e kunatit, baxhanakut apo kushëririt nuk mund të çohemi dhe të bllokojmë. Shqipëria ka nevojë për t’i çuar punët përpara, ka nevojë për progres dhe jo regres 30 vite pas,” – deklaroi deputeti i Kuvendit që garon për një mandat të ri në 25 prill nën siglën e Partisë Socialiste.

Paraardhëse

“Çfarë mendimi ke për gazetarët shqiptarë?” Ja si përgjigjet Spartak Ngjela

Pasardhëse

Një javë pas lindjes, Eliona Pitarka tregon sekretin për format perfekte (FOTO)

Pasardhëse

Një javë pas lindjes, Eliona Pitarka tregon sekretin për format perfekte (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.