• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Zëri i elitave është minimizuar

20 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
124
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Artisti Ardian Isufi, njëkohësisht edhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar nuk u votua përsëri në zgjedhjet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Isufi ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend.

Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur. Sipas Isufit ky është një moment për tu larguar nga PD në mënyrë që të reflektohet e kështu do jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun për tu bërë dhe një qasje e fortë përballë kësaj partie.

“Nuk është vetëm çështja e votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar. Unë e pashë të gjithë veprimtarinë e fundit të PD ashtu dhe Kuvendin, e pashë si një moment mbylljeje sesa një moment hapjeje. Ishte një shpresë e madhe që bëheshin nga kolegë e anëtarë të cilët shpresonin se liderishipi të kishte një qasje të re por parë nga fjalimi i Bashës dhe nga mënyra se si u trajtuan çështjeje në Kuvend nuk të lëntë më hapësirë sidomos sa i përket elitave dhe zërave që potencojnë sa më shumë aspektin elitar. Mendova të jem pak më i pavarur në këtë moment për të dialoguar më direkt me publikun dhe për të qenë një qasje më e përforcuar përballë PD. Një aktivitet i pavarur është i vështirë por ka të bëjë më integritetin politik që duhet të ketë çdo individ për të thënë fjalën e tij siç duhet. Hapësirat e PD po ngushtohen që kështu mendoj se është më mirë një formë direkt se sa një formë që humb në zërat dhe korridoret e PD duke pasur parasysh që është minimizuar zëri i elitave dhe është maksimizuar zëri i personazheve që nuk i thonë më gjë PD”, u shpreh Isufi.

Për ish-anëtarin e Këshillit Kombëtar, një problematikë e madhe mbetet fakti që nuk u aprovua në ndryshimet e statutit që kryetari i partisë të dorhiqet nëse nuk fiton zgjedhjet. Sipas tij, një lidership duhet të mbajë edhe përgjegjësi nëse drejton zgjedhjet.

“Së pari mendoj që padyshim një problematikë është çështja e zgjedhjeve por ne kemi disa çështje më të mëdha aq lidhen me statutin. Një nga elementët bazë që ka pasur anëtarësia dhe Këshilli ka qenë çështja e statutit të kryetarit nëse humb zgjedhjet. Mendoj që të ishte një nga elementët bazë të futjes në statutin e riu. Nëse një lidership merr përsipër të udhëheqë zgjedhjet duhet të marrë dhe përgjegjësi”, tha Isufi.

Ndër të tjera, Isufi u shpreh në Report Tv se në Partinë Demokratike nuk ka më frymë dhe se kjo parti nuk tërheq më interes në sytë e publikut.

“Unë mendoj që ne duhet të flasim për frymë. Një moment shumë i rëndësishëm i PD ka qenë i çadrës së lirësisë dhe tezës për Republikën e re. Pas kësaj ne pamë që në u bëmë njëlloj hijezimi pas daljes nga parlamenti dhe mos marrja pjesë në zgjedhje. Nuk ishin më pjesë e një frymë por një pjesë e planeve të ditës. Ne duhet të kishim filluar me frymën fillestare. Kemi ardhur në një pikë që s’kemi më frymë dhe orientim ku edhe në fjalën e Bashës, teza e re për qytetarët ishte e formuluar përsa i përket shtyllave qendrore. Një nga çështjet që ka PD është se nuk ka një interes në sytë e publikut. Nuk ka diferencë mes PS dhe PD, duken si SHPK. Kjo është një gjë që e dëmton shumë imazhin e partisë”, vijoi Isufi.

Paraardhëse

Çfarë po ndodh në Durrës? RENEA shtrin në tokë dy të “fortët” me makina luksoze (VIDEO)

Pasardhëse

Edith Harxhi e zhgënjyer, mesazh të fortë Sali Berishës: Unë nuk e njoh si kryetar Bashën

Pasardhëse

Edith Harxhi e zhgënjyer, mesazh të fortë Sali Berishës: Unë nuk e njoh si kryetar Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.