• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ishte kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, vjen kthesa e papritur e Holandës

4 November, 2019
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Holanda ka zbutur tonet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në familjen europiane.

Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, në një intervistë për gazetën serbe Danas, theksoi të hënën se BE-ja nuk ka dyshime për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por reformat e ndërmarra nga dy shtetet janë të pamjaftueshme.

“Ne i mirëpresim hapat pozitivë të Shqipërisë. Arritje e veçantë është procesi i vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, apo reformat domethënëse ligjore dhe themelimi i institucioneve të reja të drejtësisë. Megjithatë, përpara hapjes së negociatave për anëtarësim, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë,” deklaron ministri Blok.

Kryediplomati holandez shton se tema e negociatave do merret në konsideratë vitin e ardhshëm, dhe se kjo periudhë duhet të shfrytëzuar nga qeveritë për të bindur shtetet më skeptike me reforma të tjera.

Blok beson se rreziku i tundimit të rajonit nga aktorë si Rusia, Kina apo Turqia është i ulët edhe tani që perspektivat integruese të tij janë në pritje.

Kujtojmë se për Holandën, moszbatimi i ligjit, korrupsioni dhe krimi i organizuar ishin disa nga fushat që kërcënuan aspiratat e vendit për negociatat në muajin tetor. Ministri i jashtëm holandez pranon tani se vendi ka bërë progres dhe inkurajon mbylljen e reformave pezull për të hapur bisedimet në vitin 2020.

Paraardhëse

“S’dua ta shoh fytyrën”, zbardhet debati me dyer të mbyllura për Reformën Zgjedhore

Pasardhëse

Të zhgënjyer për negociatat, SHBA i jep premtimin e madh Shqipërisë

Pasardhëse

Të zhgënjyer për negociatat, SHBA i jep premtimin e madh Shqipërisë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.