• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ishin si vëllezër, Lubonja: Pse u prisha me Ramën

1 November, 2024
në Aktualitet, Kryesore
0
130
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Fatos Lubonja ka shpjeguar se pse u prish në raportin e tij deri dhe vëllazëror me Edi Ramën, të cilin e quante dhe “njeriu më inteligjent që ka Shqipëria”. Duke folur në një media franceze, ai e ka vënë theksin te një tradhëti ideali që sipas tij shkaktoi dhe çarjen mes tyre, gati të pariparueshme, edhe pse Rama nuk i është përgjigjur kurrë me të njëjtën monedhë gjuhës së rëndë të Lubonjës për të, duke lënë të nënkuptuar se vijon ta trajtojë si mik të ngushtë, madje me bindjen se do i rikthehen shoqërisë së vjetër, pasi të mos jetë më në angazhim politik.

“Ai kishte një thënie: ‘Inteligjenti kërkon të vërtetën, ndërsa politikanët kërkojnë votat.’ Unë isha mik me të kur ai kërkonte të vërtetën. Por kur u bë politikan, ai tradhtoi të gjitha idetë e tij”.

Por Lubonja nuk sqaron se cilën të vërtetë po kërkonin, atë filozofike mbi jetën, kuptimësinë e drejtë të saj, apo ndonjë të vërtetë më të ngushtë, atë mbi qenien shqiptare ose fatin shqiptar, dje dhe sot, ndaj së cilës u angazhuan me revistën e tyre të paarritshme “Përpjekja”, së bashku me të ndjerin Adrian Klosi e të tjera emra të elitës shqiptare asokohe, në vitet ’90-të?

Vetë Lubonja në fakt i ka qëndruar besnik “kërkimit të së vërtetës”, pa marrë kurrë përgjegjësi, por kjo e shpërfaq të mangët në protagonizëm, të cilin edhe teorik siç e ka, ka për mbi një dekadë që e ka varfëruar në terma të një llafazënërie politike të debateve të rëndomta “analitike” nëpër studio televizive. Por po ashtu, edhe ai vetë tentoi të futej në aksion politik, në ’97-ën, me Forumin për Demokraci, me Daut Gumenin, Kurt Kolën dhe Petrik Kalakulën, por pa u quajtur “besëprishur” nga Rama.

Ndaj, qefmbetja e Lubonjës, apo më saktë zhgënjimi i tij nga Rama, duhet të përqendrohet në kualitetin politik të ish-mikut të tij vëlla e jo në faktin se ai u përfshi në politikë.

Paraardhëse

Vrasja në Shkodër, Edmond Spaho: Do protestojmë për të shprehur revoltën tonë

Pasardhëse

Ilnisa Agolli rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim ish-banoren e BBV3

Pasardhëse

Ilnisa Agolli rikthehet në ekran, ja ku do ta shohim ish-banoren e BBV3

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.