• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-sekretari Pompeo bën deklaratën e fortë: Do t’u ndihmojmë për t’u forcuar ushtarakisht

16 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
155
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbajtur një fjalim.

“Që nga 1922, marrëdhëniet mes vendeve tona janë të shk
ëlqyera”, tha Pompeo duke shtuar se pas rilidhjes së marrëdhënieve në 1990 dy vendet kanë bashkëpunuar shumë.

Pompei thekson se Departamenti amerikan i Mbrojtjes e ka çmuar shumë rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit.

Ish-kreu i DASH që ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020, shprehet se dy vendet duhet të punojnë për t’u forcuar ushtarakisht.

“Shpresoj që të vendosim një divizion të plotë këtu dhe t’u ndihmojmë që të bëheni më të aftë ushtarakisht dhe ne të bëhemi më të aftë ushtarakisht dhe në mënyrë që NATO të mund të bëjë ato gjëra që mund të thirret në detyrë që të bëjë”, tha ai.

Këtu, Pompeo iu referua shtabit që Komanda Amerikane e Operacioneve Speciale për Europën (SOCEUR) do të ngrejë në Shqipëri.

Ish-sekretari amerikan bëri thirrje që opozita dhe mazhoranca në Shqipëri “duhet të kenë vullnet të mirë për të shkulur korrupsionin dhe mbrojtur demokracinë”.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Pompeo mori titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës.

Pompeo gjithashtu ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.

Muaj e fundit, ai është përfshirë në vizita të shumta brenda SHBA por edhe jashtë vendit. Zakonisht ish-Sekretarët e Shtetit në SHBA sigurohen për 180 ditë pas lënies së detyrës. Por në rastin e Pompeo kjo është zgjatur.

DASH thotë se paguan më shumë se 2 milionë dollarë në muaj për t’i ofruar 24 orë siguri ish-Sekretarit të Shtetit dhe ndihmësve kryesore të tij për shkak të kërcënimeve nga Irani. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Pompeo pritet që të vizitojë kampin e muxhahedinëve në Durrës.

Shqipëria ka hapur ambasadën e saj në Uashington më 28 korrik 1922 që daton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Paraardhëse

Media austriake nxori skandalin e Ilir Metës, reagon Presidenca dhe zbulon vendimin që ka marrë presidenti

Pasardhëse

Miratohet fleta e votimit, ja si renditen kandidatët për kreun e PD

Pasardhëse

Miratohet fleta e votimit, ja si renditen kandidatët për kreun e PD

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.