• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ish-sekretari i NATO-s: Nga testi i ADN zbulova se jam shqiptar

19 January, 2016
në Kosovë
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në Kosovë, ka bërë publike një zbulim të cilin as vet ai nuk e ka ditur kur ka intervenuar në Kosovë. Robertson ka thënë se në bazë të një testi të ADN-së, ka dalë se një përqindje e gjeneve nga ana e babait janë shqiptare.

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, ka zhvilluar një ligjëratë me studentët e Kolegjit Universum në Prishtinë.

Gjatë bisedës së tij me studentët, Robertson ka folur me admirim për të arriturat e shtetit të Kosovës që nga viti 1999 deri sot. Ai gjithashtu foli për disa momente shumë të rëndësishme që çuan drejt intervenimit të NATO-s në Kosovë, duke e përsëritur thënien: “Serbët jashtë, NATO të intervenojë, refugjatët të kthehen në shtëpi” (“Serbs out, peacekeepers in, refugees back”).

Gjatë ligjëratës me studentë, Robertson nuk la pa folur edhe për përgjegjësinë e rinisë kosovare, duke kërkuar nga ata që të jenë më vigjilentë dhe më këmbëngulës në përmirësimin e jetës në vend.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë dhe jo përmes migrimit në vendet perëndimore.

“Mund të ikni dhe ta varfëroni vendin, apo mund të qëndroni dhe ta ndërtoni shtetin tuaj”, tha Robertson, raporton Koha.net.

Ish-sekretari i NATO-s, Lord Robertson, zbuloi përpara studentëve se ka prejardhje shqiptare nga ana e familjes së babait. Ai tha se një test i ADN-së të cilin e kishte bërë kohë më parë, ka zbuluar se një përqindje e gjeneve nga ana e babit janë shqiptare.

Robertson zbuloi se nuk ka qenë në dijeni për këtë sa ishte sekretar i NATO-s, mirëpo, ky fakt e lidh edhe më shumë me Kosovën.

Në fund, Lordi Robertson tha se gazi lotsjellës dhe dhuna ndaj ndërtesave të institucioneve nuk është zgjidhje. Ai gjithashtu tha se është përgjegjësi e politikanëve kosovarë që të parandalojnë korrupsionin nëse dëshirojnë që ky vend me miq të shumtë nga e gjithë bota të përparojë dhe të integrohet në BE dhe në NATO.

Paraardhëse

Stephen Hawking: Njerëzimi rrezikon të shfaroset, nëse nuk gjen një vendbanim tjetër në hapësirë

Pasardhëse

Nishani: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës

Pasardhëse
nishani

Nishani: Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.