• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-Presidenti Nishani nuk përmbahet, del me akuza të forta ndaj Ramës

1 May, 2020
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
15
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani është shprehur në “Facebook” se në krye të vendit është një gangster ordiner. Nishani shprehet se administrimi i situatës së koronavirusit nga ana e qeverisë ka qenë një dështim total, ndërsa ka shtuar se kjo qeverisje vijon të vjedhë shqiptarët me anë të PPP-vee të famshme tashmë.

Postimi i ish presidentit Bujar Nishani:

“Shqipëria po qeveriset nga një sekt anarkistësh që përpiqen ta kthejnë pushtetin e tyre në një rregjim imponues dhe në krye të kësaj qeverisje nga një gangsterr ordiner !

Mjekët profesionistë dhe me dinjitet të vendit po paraqesin tashmë fakte dhe prova mjekësore se koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që në muajin janar 2020.

Kjo është krejt logjike duke patur parasysh faktorët e qarkullimit dhe përhapjes së këtij virusi si dhe simptomat e shfaqjes së tij.

Shqipëria ka qenë destinacioni i përditëshëm i një fluksi të madh hyrje-dalje me veriun e Italisë dhe fakti që muajt janar, shkurt janë piku i gripit sezonal i ngjashëm simptomatikisht me virusin Covid 19, bindin shumë qytetarë sot për arsyet e simpomave të forta gripale që kanë kaluar në atë periudhë.

Ajo që kishte detyrën e monitorimit, analizimit dhe vlerësimit të kësaj situate ishte qeveria e këtij vendi.

Paaftësia dhe papërgjegjshmëria e një qeverie rrumpallë jo vetëm që dështoi totalisht në identifikimin e kësaj situate por me mosveprimin e saj në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të popullit ka kryer një krim të rëndë.

Për të fshehur këtë dështim e këtë krim gangsterri me pushtet absolut e futi vendin dhe popullin në një situatë psikologjike terrori dhe jetesën familjare, bisnesin dhe ekonominë e vendit në një rregjim ekstrem dhe kolapsi.

Nga njëra anë mbulonte paaftësinë dhe krimin që ju kishte shkaktuar shqiptarëve e nga ana tjetër zaptoi gjithë hapsirën publike për politikë personale e moniste.

Nga njëra anë shtypte e denigronte jetën personale të çdo qytetari e nga ana tjetër vidhte e grabiste papushim pasuritë e vendit dhe xhepat e shqiptarëve.

Deklaratat makabre të kreut të qeverisë dhe protagonizmi i disa mjekëve militantë asgjesuan totalisht funksionimin normal të mekanizmave të shtetit dhe mendimin racional e shkencor të mjekëve specialistë të vërtetë.

Aktet dhe urdhëresat antikushtetuese e anti ligjore dhunuan prej muajsh jo thjesht liritë dhe të drejtat e qytetarëve, jo vetëm që tentuan kthimin në kavje eksperimentale të shqiptarëve por ishin mbulesa e përkryer e hajdutërisë masive të asaj pak pasurie të këtij vendi të vogël e njerëzve të varfër.” – ka shkruar Nishani.

Paraardhëse

Shau kryeministrin Rama, shoqërohet nga policia qytetari (VIDEO)

Pasardhëse

Mos u dyndni në dyqane për ushqime sot, ja çfarë ndryshon nga kjo e shtunë

Pasardhëse

Mos u dyndni në dyqane për ushqime sot, ja çfarë ndryshon nga kjo e shtunë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.