Ish-nën kryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, thotë se nga zgjedhjet e djeshme nuk ka ndryshuar asgjë, pasi nuk kishte garë.
“Jemi siç ishim para zgjedhjeve të 13 qershorit. Nuk kishte kushte për garë, që do të thotë të gjithë mekanizmin e partisë e kishte Basha për veten e tij”, – thotë Hoxha për emisionin Ditë e Re
Ai shton se Partia Demokratike rrezikon të qëndrojë në opozitë dhe për 12 vite tjera.
“Pritet që ne të ngelemi në opozitë për 12 vite. Nuk është dramë për një shoqëri të rrëzojë një qeveri edhe pa e mbyllur mandatin. Por në këtë formë ju garantoj, që është shumë më poshtë se në 2017-ën.
Vërtet mund ta rrëmbesh vulën e partisë, duke përdorur mekanizmat e partisë për një mandat tjetër, por shoqërisë nuk të ndjek pas”, – tha ai.
Diskutime rreth kësaj post