• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ish-ministri ‘zbërthen’ planin e Serbisë me tensionet në veri: Ja çfarë kërkon të bëjë Beogradi

28 December, 2022
në Kosovë
0
42
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, ka reaguar në lidhje me situatën e tensionuar tashmë prej javësh në veri të Kosovës. Në një postim në Facebook, Bushati shkroi se inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, dhe vendosja e barrikadave, është pjesë e strategjisë së Serbisë për mbajtjen peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës.

Postimi i plotë:

“1.
Në Samitin BE – Ballkan Perëndimor të mbajtur në Tiranë në kulmin e luftës në Ukrainë, Serbia ishte i vetmi vend që deklaroi hapur aleancën me Rusinë, duke refuzuar thirrjet e vazhdueshme të Perëndimit për t’u bashkuar me sanksionet e BE-së. Disa ditë më pas, Serbia rishfaqi zellin e saj luftarak, si prishëse e stabilitetit rajonal, duke kërcënuar integritetin territorial të Kosovës me gjoja rikthim të forcave serbe në Kosovë, patrullime në zonën kufitare, apo shpallje të situatës së jashtëzakonshme që e krijon po vetë, si pretekst për t’u shmangur nga thelbi i çështjes: bashkimi i Serbisë me botën demokratike.
2.
Inkurajimi i dhunës, goditjeve ndaj policisë, institucioneve të Kosovës dhe atyre me mandat ndërkombëtar, sikundër vendosja e barrikadave dhe përdorimi i strukturave të inkriminuara në veri të Kosovës, është pjesë e strategjisë së Serbisë për kalçifikimin e gjendjes së tensionit dhe mbajtjes peng të Kosovës e rajonit në retorikën e së shkuarës. Ukshin Hoti shkruante me plot të drejtë se: “Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe europianizimit të saj të ardhshëm”. Edhe sot, Serbia ka një raport ende të pazgjidhur me lirinë dhe të ardhmen e saj.
3.
Më shumë se një dekadë më parë Vuçiç erdhi në krye të Serbisë me premtimin që do të zgjidhte “çështjen e Kosovës”, duke hapur rrugën e Serbisë drejt BE-së. Ai rishpiku veten duke u “arratisur” nga e shkuara e tij e errët në konfliktet e përgjakshme në ish-Jugosllavi. Perëndimi e mbështeti në funksion të paqes dhe prosperitetit të rajonit, duke i dhënë statusin e vendit kandidat dhe duke e pranuar Serbinë në tryezën e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Serbia firmosi partneritetin individual me NATO-n, duke zhvilluar ndërveprueshmërinë me aleancën brenda suazës së politikës së saj neutrale, pa ndërprerë për asnjë çast bashkëpunimin politik, ushtarak dhe ekonomik me Rusinë e Kinën.
4.
Që nga përmbysja e regjimit të Millosheviçit në Serbi janë ndryshuar disa herë qeveritë. Mirëpo, mbështetja e pakursyer e Perëndimit ndaj qeverive të ndryshme nuk ka sjell as demokratizim dhe as europianizim të Serbisë. Dhe as hapa vendimtarë për të përmbyllur konfliktin me Kosovën, apo për të trajtuar me vërtetësi krimet e së shkuarës, siç na tregojnë shembujt e botës së civilizuar ku duam të bëhemi pjesë. Ndërkohë që Perëndimi pret të korri frutet e këtij investimi për të ankoruar Serbinë përfundimisht në rrjedhat europiane, udhëheqja e saj flet për “rrezikun” e dominimit gjerman të rajonit. Ç’është më e keqja, në horizontin politik serb ende s’duket alternativa e njimendtë europiane.
5.
Pushtimi i Ukrainës nga ana e Rusisë e ka bërë njohjen e ndërsjellë mes Serbisë dhe Kosovës domosdoshmëri. Për shkak të kësaj situate, Gjermania dhe Franca janë përfshirë edhe më drejtpërdrejt në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga ana e BE. Proces që mbështetet fuqimisht nga SHBA-të. Përballë presionit në rritje, Serbia edhe pse pretendon anëtarësimin në BE ka bërë hapa pas, duke mos linjëzuar qëndrimet në politikën e jashtme me atë të BE-së. Në votimin e fundit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për evidentimin e krimeve ruse në Ukrainë, Serbia nuk u bashkua me vendet e botës demokratike.
6.
Në këtë luftë që po zhvillohet në kontinentin tonë, më mirë se kushdo tjetër, Europianët kanë kuptuar gabimin e madh të mbështetjes për vite me radhë tek Rusia në lëmin ekonomik, me shpresën se bashkëpunimi ekonomik do të shërbente edhe si zbutës i mosmarrëveshjeve politike. Qasja “fillimisht ekonomia e më pas politika” ra jo vetëm në raport me Rusinë, por edhe në raportin e komplikuar të SHBA-ve me Kinën që po zhvillohet në hapësirën e Indo-Paqësorit. Që ky mësim të reflektohet në praktikë, pesë shtetet anëtare të BE-së që deri tani nuk e kanë njohur Kosovën, duhet të lëvizin drejt njohjes. Kjo do shënonte një pikë kthese për vetë BE-në, si përgjegjëse për mbarëvajtjen e punëve në oborrin e saj.
7.
Serbia, në raport me Kosovën, është para zgjedhjes së rrugës europiane, e cila për të është domosdoshmëri. Adresa e vetme ku duhen përqendruar energjitë është procesi i dialogut Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve. Një proces që për objektiv të vetëm duhet të ketë njohjen e ndërsjellë dhe zhbllokimin e rrugës europiane, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për të gjashtë shtetet e rajonit tonë. Me gjasë Serbisë do t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, për të linjëzuar qëndrimin e saj me atë të BE-së. Ndërkohë, kjo e fundit nuk duhet të humb investimin e saj në rajon për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së.”, ka shkruar ai.

Paraardhëse

Tensionet në veri të Kosovës, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Pasardhëse

‘E fsheh’ gjithmonë bashkëshortin në rrjete sociale, Xhemi Shehu zbulon arsyen përse (FOTO)

Pasardhëse

'E fsheh' gjithmonë bashkëshortin në rrjete sociale, Xhemi Shehu zbulon arsyen përse (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.