• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kosovë

Ish-ministri i jashtëm serb: Ndarja nuk sjell paqe dhe stabilitet

7 February, 2019
në Kosovë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndryshimi i kufijve në një vend mund të nxisë për ndryshimin e kufijve të tjerë në rajon, thotë ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç, për DW. Nëse në Kosovë ndiqet kjo logjikë, pse ajo të mos vlejë edhe diku tjetër.
Deutsche Welle: Zoti Jeremiq, shpesh keni kritikuar mungesën e transparencës në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe takimet “joformale nëpër restorane”. A mendoni se ekziston ndonjë marrëveshje sekrete mes Aleksandar Vuçicit dhe Hashim Thaçit?

Vuk Jeremiç: “Nëse Presidenti i SHBA Donald Trump me memorandumin e Shtëpisë së Bardhë i dërgon letër Aleksandar Vuçiçit dhe Hashim Thaçit dhe thotë: “Tani kur jeni edhe një hap larg marrëveshjes…” atëherë unë mendoj se askush nuk e ka mashtruar Presidentin Trump, se po ndodh diçka, nëse nuk po ndodhë asgjë. Kjo është një prej dëshmive se diçka po ndodh, ndërsa ne në Serbi nuk e dimë fare se ku po ndodh dhe cila është përmbajtja e bisedimeve. Më duket se situata në Kosovë është pak më e mirë dhe se atje ka konsultime mes faktorëve të ndryshëm politikë, në dallim prej Serbisë. Mendoj se kjo nuk është rruga e mirë për arritjen e një marrëveshjeje.”

Ju keni thënë se keni folur shpesh për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk keni mundur askund t’i publikoni këto ide. Ja tani e keni rastin që në DW t’i publikoni këto ide: Cila është sipas jush zgjidhja më e mirë për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë?

”Për të arritur një zgjidhje afatgjatë gjërat nuk mund të rregullohen nga kulmi. Duhet gjetur zgjidhje nga themeli. Themeli nënkupton vendosjen e mirëbesimit për zbatimin e marrëveshjeve. Tani nuk ekziston atmosfera për aplikimin e çfarëdo marrëveshjeje. Aktorët janë të interesuar për mbajtjen e tensioneve konstante, për shkaqe të brendshme politike dhe kjo paraqitet si një armiqësi. Së pari duhet të ndryshohet atmosfera e bisedimeve. Dy, duhet kërkuar zgjidhje shumë konkrete të cilat janë parakusht për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare. Kjo ka të bëjë me të drejtat e njeriut në hapsirat ku jetojnë, në radhë të parë për minoritetin, sepse ai është i rrezikuar në këtë moment. Gjëja tjetër që duhet bërë është definimi i statusit, mbrojtja dhe garancitë për Kishën Ortodokse serbe. Rëndësia e Kosovës për Serbië në kontekstin e identitetit është e ndërlidhur në masë të madhe me Kishën ortodokse serbe. Mendoj se është gabim të flitet tani për ndonjë zgjidhje konkrete, por është me rëndësi për gjetjen e zgjidhjes afatgjate të statusit që të ndryshojë qasja dhe të krijohet një atmosferë e mirëfilltë për negociata. E kur të dy palët përfaqësohen nga persona, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë janë angazhuar në vitet 90-të për shkallëzimin e armiqësive, atëherë vështirë të paramendosh që pikërisht ata do të flakin të kaluarën që i ngarkon, dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjatë dhe paqë të qëndrueshme.”A besoni në paqen afatgjate dhe pajtimin mes serbëve dhe shqiptarëve?”Jo me udhëheqësit e tanishëm në Beograd dhe në Prishtinë.”

A ekziston ndonjë qëndrim i përbashkët i opozitës në Serbi për çështjen e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimin e territoreve, të cilën e kanë përmendur si mundësi të dy presidentët?”Ne jemi kategorikisht kundër këtyre gjërave. Aspak nuk duhet dyshuar, se nëse vjen deri te rivizatimi i kufijve dhe përkufizimet e reja, këtë do të përpiqet ta bëjë edhe dikush tjetër në rajon. Si mund të shpjegoni një shkëmbim territoresh ku njëri grup etnik do të mbetej këndej e tjetri në anën tjetër? Nëse lejoni logjikën se kjo sjell paqe dhe stabilitet, si mund të thoni se e njëjta nuk vlen edhe 400 kilometra më larg? ”

Kur flasim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, cili është qëndrimi i opozitës për pavarësinë e Kosovës?”Për mua nuk ka dielema – unë jam kundër pavarësisë. Nuk dua të flas në emër të të gjithëve, sepse tani kemi një opozitë unike dhe jemi bashkuar rreth një çështjeje, e ajo është vendosja e një Serbie normale dhe demokratike. Pas realizimit të këtij qëllimi, në kuadër të përballjes së lirë dhe demokratike, secili do të angazhohet për realizimin e ideve për Kosovën, ekonominë dhe të gjitha çështjet tjera. Ne në Serbi nuk kemi tani privilegjin e shprehjes dhe shkëmbimit të mendimeve të lira.” /DW.

Paraardhëse

‘Janë nisur, njëri tek Rusia e tjetri me brekushe në Arabi’

Pasardhëse

U sulmua nga qentë e rrugës, humb jetën gruaja në Berat

Pasardhëse

U sulmua nga qentë e rrugës, humb jetën gruaja në Berat

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.